Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, vlerësimet e ekspertit: “Pioli, kështu jo! A e keni parë gjë Leaon?!”

Ja vlerësimet e ekspertit të mirënjohur dhe supertifozit rosoner Tiziano Crudeli, për ndeshjen e djeshme të Milanit në San Siro për çdo lojtar të Milanit por edhe për Piolin.

Maignan
Thjesht monstruoz. Ndërhyrja që bën në fund të pjesës së parë është diçka e çmendur. Një dalje jashtë zonës së tij për të bllokuar me këmbë rrugën e Dias që lëviz shumë shpejt. Magic fenomenal, i zoti si gjithmonë edhe për të rinisur aksionet me cilësi. Te goli i pësuar nuk mund të bëjë asgjë dhe nuk ka faje. NOTA: 7.5

Kalulu
Shumë i mirë Pierre. Pozitiv dhe i i dobishëm, sidomos kur shkëputet nga ana e tij për të krijuar epërsi duke u mbivendosur në të djathtë. Në fazën mbrojtëse bën një rojë të mirë me qetësi relative. I fortë, i vëmendshëm dhe agresiv aq sa duhet, prodhon një performancë absolutisht më shumë se të mjaftueshme nga çdo këndvështrim. NOTA: 6.5

Thiaw
Rrezikon ta njollosë momentin e tij të bukur të rritjes me një lojë të pakuptimtë që i hap rrugën Dias drejt portës rosonere. Maignan, me ndërhyrjen e tij ulëritëse, e shpëtoi Milanin dhe edhe vetë Thiaun nga një gabim që mund ta kishte kaluar Salernitanën përpara. Në golin e barazimit të granatëve, markon një fantazmë në vend të vetë Dias, që krejt i vetëm vepron si do. Mëkat, nuk ishte tamam nata e tij. NOTA: 5

Tomori
Nuk ishte performanca e tij më e mirë. Hera-herës është shumë i vrullshëm dhe rrezikon ndërhyrje të ashpra edhe kur nuk nevojiten. Do të ishte më mirë të mos shpenzoheshin kartonët e verdhë për gjëra të kota. Në portën e Salernitanës, nuk ndjek pasin e shokëve të mbrojtjes, duke e vënë në vështirësi edhe djaloshin Thiaw. Për këto arsye nuk arrin mjaftueshmërinë. NOTA: 5.5

Saelemaekers
Krahu i djathtë i Milanit nuk ngrihet kurrë plotësisht. Qoftë ai apo Junior Messias, mungon gjithmonë diçka e vogël për nga pikëpamja realizuese dhe cilësore. Mbulimi i të krahut nuk është i lehtë dhe sigurisht është i lodhshëm. Goli i 1-1 vjen nga ana e tij. Megjithatë, në fazën sulmuese mungon forca, krosi fitues, loja. Me pak fjalë, do të duhej diçka më shumë në të djathtë. NOTA: 5

Kruniç
Po rritet shumë. Daljet e fundit, si në kampionat dhe në Champions League, kanë qenë absolutisht të rëndësishme. Edhe kundër Salernitanës vrapon kudo, para dhe pas, duke ndjekur kundërshtarët, duke u rreshtuar edhe në mbrojtje dhe – kur ka mundësu – edhe duke shtyre përpara. Nuk bie në sy asnjëherë, por puna e tij e errët është thelbësore në mesfushë. NOTA: 6.5

Bennacer
Milanit i mungonte shumë cilësia dhe dinamizmi i tij në mesfushë. I shoqëruar nga një vrapues si Kruniç, arrin të driblojë mirë dhe të diktojë ritmin e lojës së rosonerëve. Kur sheh portën, nuk pret dhe e provon konkluzionin edhe nga larg. Kur sheh hapësirën, nxiton dhe është i kudogjendur. Kështu, në pjesën e dytë krijon një mundësi të madhe, të cilën Leao nuk arrin ta shndërrojë në gol nga afërsia. NOTA: 6.5

Theo Hernandez
Me hope. Në disa momente të jep ndjesinë e aftësisë për të thyer botën në çdo moment me një përshpejtim ose ndonjë ndërhyrje nga ato të tijat. Më pas bëhet i shurdhër dhe jo shumë i mprehtë për disa momente të ndeshjes. I mungon vazhdimësia, por cilësitë sigurisht që jo. Mbrëmë, nuk arriti të lërë veçanërisht gjurmën e tij në ndeshje. Megjithatë, ka një qëndrim pozitiv, që është sinjali më i rëndësishëm pavarësisht nga performanca në vetvete. NOTA: 6

Brahim Diaz
Ndonëse nuk shkëlqen veçanërisht, nuk i mungon kontributi. Është një lojtar cilësor dhe e tregon (edhe pse me disa pauza), por bën edhe një punë të madhe për të lidhur mesfushën dhe sulmin. Kthehet për të marrë topin, lufton, vrapon dhe impenjohet shumë. Megjithatë, nga ai pritet më shumë nga pikëpamja e lojërave cilësore: duhet të vendosë më shumë përpara. NOTA: 6

(De Ketelaere: 5,5)

Rafael Leao
Dikush më kritikon duke më thënë se jam shumë i ashpër me këtë djalë. Por – për fat të keq – jam i detyruar ta përsëris vetveten edhe në këtë rast: keq, keq Leao. Sigurisht, herë pas here loja ose gjuajtja e rrezikshme e nxjerr në pah. Edhe mungesa e tyre na duhej! Por efikasiteti dhe trysnia e tij është e barabartë me zero. Pastaj, a e patë mirë? E patë si luan? Si i mërzitur gjatë gjithë kohës, qëndrimi është ai i një lojtari të zhgënjyer dhe të shurdhër. Që nuk dëshiron t’i nxjerrë atributet në kohë nevoje. Nëse ky është një top player… NOTA: 5

(Origi: 5)

Giroud
Grinta e zakonshme, lufta e zakonshme, vendosmëria e zakonshme e një kampioni të vërtetë. Dikush (shih Leao) duhet të marrë frymëzim nga ky djalosh i madh, pothuajse 37-vjeçar. Në pjesën e parë e ndriçoi San Siro me një roveshatë të pakuptimtë me mbi një top që mbërriti në zonë direkt nga këndorja. Pak minuta më vonë bie në sy në një tjetër korrne, duke e dërguar topin në rrjetë që vlen edhe avantazhin e Milanit. NOTA: 7.5

(Ibrahimovic: 6)

Pioli

Të luaje mirë kundër kësaj Salernitana, kompakte dhe të mirëorganizuar, nuk ishte e lehtë. Por ndeshjet – veçanërisht kjo lloj ndeshje – duhet të dish t’i fitosh edhe në një mënyrë të pistë. E në fakt nuk ndodhi asgjë, pavarësisht se u luajt brenda mureve të shtëpisë sonë, të San Siros. Zëvendësimet që bëri, veçanërisht duke ndryshuar plotësisht të gjithë treshen sulmuese me një dorë, e përkeqësuan Milanin në vend që t’i jepnin një shtysë më shumë. Pak ide dhe të hutuara mirë. Mundësi e madhe, një tjetër, e hedhur tutje. NOTA: 5.5

You might also like