Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, Theo Hernandez në rrjetet sociale: “Koha të ringrihemi”

Pasi të gjitha konkurrentet e drejtpërdrejta për hyrjen në edicionin e ardhshëm të Champions League patën ngecur, Milani kishte mundësinë e shkëlqyer për të fituar pikë të çmuara. Mirëpo, kundër Salernitanës erdhi një paraqitje negative, por mbi të gjitha një barazim i rrezikshëm, që zhgënjeu lojtarët, trajnerin dhe tifozët.

Mes protagonistëve të sfidës ka dashur të shprehet edhe Theo Hernandez. Francezi, i cili në këtë ndeshje mbante edhe shiritin e kapitenit në krah, ka publikuar një postim në profilin e tij twitter, ku tregon gjithë energjinë e tij në kuadër të ndeshjeve të radhës, duke shfaqur edhe paksa zhgënjim. Duke e shoqëruar me shprehjen: “Është koha për t’u ringritur, është koha për të punuar. Gjithmonë Milan”.

You might also like