Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, të gjithë nën vëzhgim: pa Champions League rrezikojnë edhe Pioli me Maldinin

2023-i i Milanit deri më tani ka qenë shumë zhgënjyes: pas një janari për t’u harruar, në shkurt rosonerët dukej se kishin dalë nga kriza dhe patën nisur përsëri të lëvizin, por fatkeqësisht në mars erdhi një ngadalësim i ri e i papritur në kampionat me një pikë të vetme të grumbulluar në kampionat mes Fiorentinës, Salernitanës dhe Udinezes. Është e vërtetë që në mes ishte kualifikim për në çerekfinale të Champions League, pas 11 vitesh, por përfundimi në top katërshen e Serie A është një objektiv themelor që Milani absolutisht nuk mund ta lërë t’i ikë.

TË GJITHË NË RREZIK

Të gjithë në casa Milan janë nën vëzhgim, përfshirë Stefano Piolin, Paolo Maldinin dhe Frederic Massarën: të gjithë kanë kontrata për sezonin e ardhshëm, por pa kualifikim për Championsin e ardhshëm edhe ata mund të jenë në rrezik. Përgjegjësia për këto rezultate zhgënjyese është e të gjithëve: shumë lojtarë po zhgënjehnë, trajneri po arrin ta drejtojë skuadrën milaniste si në të kaluarën, ndërsa drejtori teknik dhe drejtori sportiv fajësohen gjithnjë për një merkato verore që solli shumë pak.

REAGIMI

Tani ka një pushim, është e vërtetë që shumë lojtarë do të përfshihen në kombëtaret respektive, por në këto dy javë Milani do të duhet të gjejë sërish vetveten sepse kur të rinisë nuk do të ketë më vend për gabime, si në Europë ashtu edhe në Serie A. Ëndrra për t’i shkuar deri në fund Champions League është e fortë, por në klubin e rrugës Aldo Rossi e dinë mirë se prioriteti është reagimi, të rinisin garën e kampionatit dhe të mbërrijnë në top katërshe. Nëse jo, atëherë në verë askush nuk do të jetë i sigurt.

You might also like