
Milan, të gjitha përballjet e prillit mes kampionatit dhe Champions League
Milani po përgatitet të rikthehet sonte në fushë pas ndërprerjes së Serie A për shkak të angazhimeve të Kombëtareve. Rosonerët duan ta nisin këtë muaj prill në mënyrën më të mirë të mundshme, ndoshta duke marrë tre pikët që në ndeshjen e madhe të sotme kundër Napolit.
Në harkun e pak javëve, milanezët do të gjenden duke u përballur me napolitanët në tre sfida. Dy skuadrat nuk do të jenë vetëm rivale në kampionat, por edhe në çerekfinale të Champions League – ku vetëm njëra prej tyre do të ketë mundësinë të mbërrijë në Gjysmëfinale.
Le të shohim më poshtë kalendarin e Milanit me të gjitha sfidat e muajit prill:
Dita e 28-të: Napoli-Milan, të dielën 2 prill ora 20:45 – Stadiumi Diego Armando Maradona
Dita e 29-të: Milan-Empoli, e premte 7 prill ora 21:00 – Stadiumi San Siro
Të katërtat e finales së Champions League (ndeshja e parë): Milan-Napoli, e mërkurë 12 prill ora 21:00 – Stadiumi San Siro
Dita e 30: Bologna-Milan, e shtunë 15 prill ora 15:00 – Stadio Renato Dall’Ara
Të katërtat e Champions League (ndeshja e kthimit): Napoli-Milan, e martë 18 prill ora 21:00 – Stadiumi Diego Armando Maradona
Dita e 31-të: Milan-Lecce, e diel 23 Prill ora 18:00 – Stadiumi San Siro
Dita e 32-të: Roma-Milan, e shtunë 29 prill ora 18.00 – Stadiumi Olimpico