Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, tani finalja e madhe. Fenomeni Leao, duhet blinduar! Ibra vendos të ardhmen. Qendërsulmuesi i ri që do të vijë

Milani është gati për finalen e madhe të sezonit. Nga njëra anë ëndrra për të arritur në finalen e Champions League pas 16 vitesh, nga ana tjetër një kampionat që duhet mbyllur medoemos të paktën me vendin e katërt (i këshillueshëm do të ishte vendi i tretë për të shmangur çdo rrezik). Skuadra është gati, ka besimin se mund të japë gjithçka në shtatë ndeshjet e mbetura të Serie A plus dy të Champions League kundër Interit. Derbi do të thithë pashmangshmërisht energjinë e të gjithëve, në qytet nuk flitet për gjë tjetër dhe kanë mbetur edhe pesëmbëdhjetë ditë deri në ndeshjen e parë. Milani vjen me pozitivitet dhe me vetëdijen se ka kaluar dy muaj ferri. Finalja e Champions League do të ishte diçka e mahnitshme po të mendohet se vetëm dy vjet e gjysmë më parë kjo skuadër luante vëtëm ndeshjet paraeliminatore të Champions League kundër Rio Ave.

Për finalen e madhe, duhet domosdoshmërisht një Rafa Leao i madh. Nuk ka rrugë tjetër. Nëse lëviz portugezi, lëviz e gjithë skuadra. Është një nga ata lojtarë që bën diferencën, së bashku me Theo Hernandez dhe Mike Maignan.

Leao është shumë i fortë, potencialisht një fenomen (thjesht duhet të jetë më i qëndrueshëm), por po përmirësohet sezon pas sezoni. Milani dëshiron ta blindojë dhe ndjesitë janë pozitive. Asnjëherë si sot Leao duket se është pranë rinovimit. Megjithatë, për negociatat ka dy vjet që flitet dhe derisa të ketë një firmë, është e drejtë ta mbajmë gjithmonë një qëndrim të kujdesshëm, sepse në lojë ka shumë. Nga gjoba, tek agjentët, duke kaluar nëpër klauzolën dhe pagën.

Por Rafa do që të qëndrojë, në Milano është shumë mirë. Në rast se gjërat nuk ju shkojnë, kjo do të jetë vera e vendimeve. Brenda ose jashtë. Rinovim ose shitje. Jemi gjithnjë e më afër verdiktit final.

Por kush do të vendosë për të ardhmen e tij në fund të sezonit është edhe Zlatan Ibrahimoviç. Është thuajse ngashëryese skena e dëmtimit gjatë nxemjes në Milan-Lecce. Suedez që çalon dhe shoqërohet nga masazhatori për në dhomat e zhveshjes. Zgjedhja për përfundimin e karrierës te Milani i takon vetëm lojtarit, do të jetë pikërisht ai që do të thotë mjaft. Por sinjalet e deritanishme nuk janë inkurajuese, të paktën për nga pikëpamja fizike.

Sezoni për Zlatan ka qenë një sprovë, një vit i magjepsur. Fillimisht operacioni, më pas nëntë muaj rehabilitim dhe vuajtje, më pas rikthimi në fushë dhe goli kundër Udinezes që e kurorëzon atë si golashënuesin më të vjetër në Serie A. Sërish një stop muskular me kombëtaren e më pas në nxemjen e Milan-Leçe. Refleksione për Ibrën. Çfarëdo që ai të zgjedhë, do të jetë përgjithmonë një hero i këtij klub.

Milani do ta marrë me patjetër një qendërsulmues në verë. Dhe është absolutisht e drejtë. Rebiç dhe Origi nuk shënojnë kurrë dhe po zhgënjejnë, Giroud do të duhet të menaxhojë 37 vitet e tij dhe Ibra mund edhe të largohet. Pashmangshmërisht, drejtuesit do të marrin një sulmues dhe zgjedhja do të duhet të mirëmendohet. Është shumë e rëndësishme një blerje për të ardhmen e klubit dhe një pjesë e madhe e sezonit do të sillet pikërisht rreth blerjes së sulmuesit (ku zakonisht investohet shumë).

You might also like