Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, së pari kampionati: pas Leçes, Roma mund të jetë vendimtare

Në Milano, nëpër gazeta dhe në televizione prej tre ditësh këtyre anëve flitet vetëm për një gjë: Euroderby i Champions League. Një sjellje që na bën të kuptojmë se sa vlen dhe sa peshon kjo përballje europiane mes Milanit dhe Interit, por që nuk duhet t’i shkëpusë për asnjë motiv rosonerët nga kampionati në të cilin nesër do të zhyten sërish për të paktën tre javët e ardhshme. Përpara janë edhe dy sfida të rëndësishme.

Dy rrugë

Teorikisht, Milani, ka dy mënyra të mundshme për t’u kualifikuar Champions League e ardhshme: të përfundojë në katër të parat e kampionatit ose të fitojë edicionin aktual që i sheh rosonerët në gjysmëfinale. Qartësisht mënyra më e lehtë kalon nëpër Serie A, ku, megjithatë, skuadra e Piolit ka shpërdoruar një numër të madh pikësh më 2023, duke mbajtur një rendiment nën tonalitetin e kërkuar. Prandaj, nuk mund t’i përqendrojmë të gjitha energjitë vetëm te Interi, por duhet menduar edhe për kampionatin: kualifikimi në Evropën që ka rëndësi është tejet i domosdoshëm për rosonerët si për nga pikëpamja ekonomike ashtu edhe për idetë e klubit të Cardinales, i cili dëshiron të hyjë një herë e përgjithmonë me elitën e futbollit kontinental, aspekt ky thelbësor.

Kampionati

Edhe përsa i përket të pezullimit të penalizimit së Juventusit, Milani ka rrëshqitur në vendin e pestë në renditje: që nesër në shtëpi kundër Leçes do të jetë thelbësore jo vetëm të mos humbasim pikë, por përkundrazi, të përpiqemi të fitojmë sa më shumë edhe kundër Romës dhe Juventusit, të cilët do të angazhohen përkatësisht me Atalantën dhe Napolin. Javën tjetër, pra, do të ketë një përplasje vendimtare: kuqezinjtë do të jenë mysafirë të giallorosëve në Olimpico, në një ndeshje të madhe që tashmë ngjan me një playoff. Por nuk mbaron me kaq sepse pas Cremoneses do të jetë edhe rradha e Lacios e më pas akoma edhe një ndeshje me Spezian, në luftë për shpëtim nga rënia, që do të mbërrijë në mes të derbit europian dhe që për rrjedhojë nuk ofron asnjë garanci. E në fund, Milani do ta mbyllë me Sampdorian, Juventusin dhe Veronën: tre ndeshje të bezdisshme, veçanërisht dy të fundit ku do të përballet në një përplasje të drejtpërdrejtë dhe me një rival historik që mund të luftojë për të mos rënë nga kategoria.

You might also like