Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan-Salernitana, formacionet zyrtare: JA KU MUND TA SHOHIM TË GJITHË NDESHJEN

Ka mbetur shumë pak nga fillimi i Milan-Salernitana, një ndeshje me shumë motivime. Sidomos për rosonerët e Stefano Piolit, të cilët nuk duhet dhe nuk mund të humbasin takimin me parakalimin e rivalëve. Po, sepse të gjithë rivalët që synonin vendin e katërt kanë humbur këtë fundjavë, përveç Lacios që ka barazuar, megjithatë, dhe për këtë arsye është gjithmonë një rezultat i favorshëm për Milanin. Kundër kampanëve, Milani nuk mund të gabojë. Fitorja do t’i mundësonte tre pikë shumë të rëndësishme dhe rikthimin në vendin e dytë të renditjes, me pikë të barabarta me kushërinjtë nerazurrë.

E megjithatë, asgjë nuk është kaq e thjeshtë apo e padiskutueshme. Na duhet të përballemi me një Salernitanë të etur për rezultate për të shmangur rënien nga kategoria. Është një skuadër tjetër pas ardhjes së Paulo Sousas, trajneri që zëvendësoi të shkarkuarin Davide Nicola. Për momentin kampanët zënë vendin e gjashtëmbëdhjetë në renditjen e Serie A. E treta nga fundi, që zihet nga Verona, është vetëm gjashtë pikë larg. Ndaj vëmendje maksimale sonte për skuadrën e Stefano Piolit, të cilët duhet të kujdesen për çdo detaj për të sjellë në shtëpi rezultatin e kërkuar.

Por si arrijnë në këtë përballje të dyja skuadrat? Le ta zbulojmë së bashku përpara se të shohim formacionet zyrtare të publikuara pak çaste më parë.

Milan-Salernitana, si vijnë dy skuadrat

Milani paraqitet në San Siro me një organikë goxha të shëndetshme. Jemi të vetëdijshëm se tashmë janë rikuperuar të gjithë nga problemet fizike, me Brahim Diaz që është rikthyer edhe në ndeshjen e Champions League dhe protagonist i një paraqitjeje të jashtëzakonshme. Por, pikërisht në atë ndeshje, Stefano Pioli humbi një tjetër element që po rezulton shumë i rëndësishëm në bilancin e skuadrës. Qartazi kuptohet që po flasim për Junior Messias. Braziliani është aktualisht lojtari i vetëm i dëmtuar te rosonerët. Ai pësoi një dëmtim muskular të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet në më pak se dhjetë ditë, por ekziston rreziku serioz që të përballet me një ndalesë prej një muaji.

Sa i përket Salernitanës, janë tre lojtarët e padisponueshëm. Në fakt, një mbrojtje emergjente për Paulo Sousën. Mbi të gjitha, një mungesë e rëndësishme, pikërisht ajo e Federico Fazios. Ish lojtari i Romës ka humbur nëntë ndeshje për shkak të një dëmtimi të rëndë. Dy lojtarët e tjerë të dëmtuar, janë qendërmbrojtësi, William Troost-Ekong dhe së fundi Dylan Broon.

Tani le të shohim sesi dy trajnerët kanë zgjedhur ta përballojnë ndeshjen që nga minuta e parë. Surprizë në mesfushën e Milanit.

Milan-Salernitana, formacionet zyrtare

Formacioni Milan (3-4-2-1): Maignan; Kalulu, Thiaw, Tomori; Saelemaekers, Bennacer, Krunić, Hernández; Díaz, Leão; Giroud. Në disp.: Mirante, Tătărușanu; Ballo-Touré, Calabria, Florenzi, Gabbia, Kjær; Adli, Tonali, Pobega, Vranckx; De Ketelaere, Ibrahimović, Origi, Rebić. Tr.: Pioli.

Formacioni Salernitana (3-4-2-1): Ochoa; Daniliuc, Gyömbér, Pirola; Mazzocchi, Bohinen, Coulibaly, Bradarić; Candreva, Kastanos; Dia. Në disp.: Fiorillo, Sepe; Lovato, Sambia; Črnigoj, Maggiore, Nicolussi Caviglia, Vilhena; Bonazzoli, Botheim, Piątek, Valencia. Tr.: Sousa.

JA KU MUND TA SHOHIM TË GJITHË NDESHJEN

ALTERNATIVA 1

ALTERNATIVA 2

ALTERNATIVA 3

Të gjitha linqet e alternativave do të përditësohen disa minuta para fillimit të ndeshjes.

You might also like