
Milan, sa pak penallti për rosonerët! Shifrat të godasin, klubi të lëvizë
Barazimi në Bolonjë ka shkaktuar zhgënjim dhe zemërim të madh te Milano. Rezultati negativ nuk ishte fryt vetëm i një paraqitjeje jo të mirë të skuadrës, por (në rradhë të parë) edhe i zgjedhjeve seriozisht të gabuara të arbitrave.
Në aksionin që çoi në epërsi rosoblutë pati një faull ndaj Fodé Ballo-Touré, më pas kuqezinjve iu mohuan dy penallti. Në epokën e VAR-it është e pajustifikueshme të bësh të tilla gabime. Gjyqtari Davide Massa ishte krejt tjetër se i përsosur, por kolegu i tij Marco Di Bello kishte teknologjinë në dispozicion për të korrigjuar vlerësimet e tij të gabuara. Në fakt, as ai nuk ndërhyri duke kushtëzuar negativisht në këtë mënyrë në rezultatin e ndeshjes.
Në pjesën e parë në Bologna-Milan pati një shtypje këmbe të dukshme të Adama Soumaoro ndaj Ante Rebiç në brendi të zonës së rreptësisë. Ndoshta Massa nuk e pa mirë kontaktin, por Di Bello nuk mund të mos e vërente seçse ishte një ndërhyrje krejtësisht e gabuar dhe e denjë për penallti. Një tjetër episod në pjesën e dytë, kur topi përfundoi në krahun e hapur të Jhon Lucumi pas depërtimit të Aster Vranckx në zonë. Edhe në këtë rast arbitri dhe VAR nuk bënë asgjë.
Duke kaluar përtej kësaj ndeshjeje, vlerësimi i përgjithshëm është se Milani nuk është shumë me fat kur bëhet fjalë për penalltitë në këtë Serie A. Në ndeshjen e kaluar të kampionatit ndaj Empolit, Theo Hernandezit iu mohua një penallti pas një ndërhyrjeje të parregullt të Jacopo Fazzini. Edhe në Champions League kundër Napolit nuk u ndëshkuan kontaktet Rrahmani-Kruniç dhe Lobotka-Saelemaekers.
Djalli ka përftuar shumë pak penallti këtë sezon. Përsa i përket Serie A, janë 3. Më pak kanë përfituar vetëm Lecce, Sampdoria, Torino, Udinese (2), Empoli, Salernitana (1) dhe Verona (0). Renditja e penalltive në favor kryesohet nga Roma me 9, e ndjekur nga Atalanta me 8 dhe treshja Napoli-Lazio-Sassuolo në 7. Në renditjen e penalltive kundër, Milan është i pari nga bigët me 5 kundër, Interi dhe Roma me 3, Juventusi, Napoli dhe Atalanta me 2, dhe Lazio 1.
Gazeta e përditshme sportive Tuttosport shpjegon se klubi rosoner po monitoron situatën në lidhje me vendimet arbitrare. Ai është i gatshëm të ndërhyjë në forumet përkatëse për të vënë në dukje çdo episod të ri të diskutueshëm. Sezoni po hyn në fazën e fundit dhe disa gabime mund të kushtojnë shtrenjtë. Në epokën e VAR-it nuk janë aspak të tolerueshme dhe Milani nuk mund të heshtë dhe të vuajë.