Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, rilindja është e paplotë: shënohet ende shumë pak pikë dhe shifrat e konfirmojnë

Milani ka një problem në çerekun e fundit të fushës: konkretizimin. Është diçka që zvarritet prej kohësh, por kur mbrojtja pati humbur sigurinë e saj (në janar) dhe kur ndodhin ditë në të cilat amnezi të ndryshme – individuale dhe në repart – komprometojnë një fitore (si të hënën e kaluar), ky problem bëhet faqe i dukshme me një vrazhdësi dhe urgjencë të tillë që duhet trajtuar dhe zgjidhur menjëherë.

SHUME DIFERENCE MES EXPECTED GOALS (GOLAVE TE PRITUR) DHE GOLAVE TË SHËNUAR

Pas krizës së identitetit dhe rezultateve të përjetuar në janar, sërish nuk mund të thuhet se Milani nuk është rikuperuar. Ndryshimi i modulit i dha një kthesë organizimit dhe qëndrimit në fushë. Më i sigurt, i bindur dhe herë-herë bindës, por që ka ende hapësirë ​​të bollshme për rritje dhe përmirësim, si për pastërtinë në fazën mbrojtëse, ashtu edhe përsa i përkët konkretizimit kur vjen puna për të finalizuar dhe shndërruar mundësinë në gol. Për të na ndihmuar që të japim një ide sa më të mirë mbi problemin në fazën realizuese të Milanit, na vijnë në ndihmë të famshmit FootyStats xG (golat e pritshëm) të FootyStats, të cilat tregojnë performancën e rosonerëve që kur dolën nga tuneli. E në fakt shifrat flasin vetë:

Milan-Torino 1-0 (xG 1.06-1.47)

Milan-Tottenham 1-0 (1.75-1.50)

Monza-Milan 0-1 (1.41-1.78)

Milan-Atalanta 2-0 (1.51-0.63)

Fiorentina-Milan 2-1 (2.15-1.24)

Tottenham-Milan 0-0 (1.50-1.75)

Milan-Salernitana 1-1 (2.35-1.08)

You might also like