Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, programi i së dielës: fitore dhe pastaj tifozllëk për Cagliarin

News

Krahasuar me atë që do të donin shumë, shtyrë nga televizionet, Lega Calcio ka mohuar njëkohshmërinë e ndeshjeve midis dy pretendentëve ditën e parafundit: kështu Milan-Atalanta do të luhet në orën 18:00 dhe Cagliari-Inter në orën 20: 45.

Të dielën,  pra, djalli do të zbresë në fushë para Bisciones, me shpresën, natyrisht, për të marrë tre pikët në fund të sfidës së vështirë ndaj ‘Dea-s’ së Gian Piero Gasperinit.

Nëse Milan arrin ta kapërcejë pengesën Atalanta, në kërkim të një vendi në Evropë, në atë pikë do të priste, mbi divan, rezultatin e ndeshjes së ‘Unipol Domus’, ku Samir Handanoviç me shokë do të përballen me sardët në luftë për shpëtim nga rënia në Serie B.

E në rast se rosonerët arrijnë fitoren dhe nerazurët jo, atëherë Milani do të bëhej kampion për të 19-ën herë në historinë e tij. Pra janë të gjitha arsyet që na bëjnë të mendojmë se dueli Skudeto, mund edhe të përfundojë që këtë fundjavë.

Por, ngadalë. Ka të ngjarë që verdiktet përfundimtare të mbërrijnë ditën e fundit të këtij turneu apasionant. Atëherë kur do të luhen Inter-Sampdoria dhe Sassuolo-Milan. Gjasat janë për ditën e diel, më 22 maj në 15:00. Kjo është për t’i mundësuar tifozëve të njërës apo tjetrës anë të Milanos të festojnë në ‘San Siro’ dhe nëpër qytet.

Sabato 21 non si potrà giocare perché, come noto, in Piazza Duomo a Milano ci sarà un maxi-concerto organizzato da Radio Italia. Per motivi di ordine pubblico, dunque, le due squadre meneghine scenderanno in campo di domenica. Se trionferà l’Inter nel duello Scudetto, festeggerà in un ‘San Siro’ nerazzurro già addobbato per la partita contro la Samp.

Të shtunën e datës 21 nuk do të mund të luhet pasi siç dihet në Piazza Duomo të Milanos do të ketë një superkoncert të organizuar nga Radio Italia. Ndaj për arsye të rendit publik dy skuadrat milaneze do të zbresin në fushë të dielën.

E kur Skudeton ta fitojë Milani, tifozët rosonerë do të duhet të presin që rivalët të largohen nga stadiumi, përpara se të nisin festimet.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe