
Milan, pika jote e dobët është pankina e shkurtër: ja ku duhet të ndërhysh
Pak nga gjithçka dhe e kundërta e gjithçkaje. Ja çfarë e bën Milanin të mendojë për vetveten, të aftë për të fituar (ose më mirë, për të stërfituar), për të dominuar dhe diktuar ligjin në fushën e Napolit, për t’u përplasur më pas kundër një Empoli që gjithçka ishte veçse jo i parezistueshëm, por që u rezistoi goditjeve të pafundta kuqezi . Tabela në fund të ndeshjes numëronte 23 goditje drejt portës së Perisan, nga të cilat vetëm 4 në portë. Praktikisht 1 nga 6, ndërsa Empoli e gjeti 1 herë zonën e portës, duke goditur vetëm 2 herë.
Sigurisht, këto shifra, në vetvete, nuk tregojnë rrezikshmërinë e gjuajtjeve të sipërpërmendura (as ato drejt portës, as ato në portë), por të mendosh se nga 23 gjuajtje nuk hyri në portë as edhe njëra duhet të na bëjë të bëjmë disa reflektime të rëndësishme në lidhje me menaxhimin e organikës jo aq për të ardhmen e afërt (sepse tashmë lojtarët e skuadres këta janë dhe këta do të mbeten deri në fund të sezonit), por për sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të plotësohen mungesat e zbuluara këtë vit të riparohen dhe të arkivohen.
NJË ORGANIKË E SHKURTËR
Nuk ka dyshim se Milani priste më shumë nga disa prej lojtarëve të tij. I munguari i madh mes lojtarëve tashmë në skuadër para kësaj vere është sigurisht Ante Rebiç: kroati, i cili ka qenë gjithmonë i luhatshëm dhe me ndërprerje, por gjithmonë i pranishëm dhe gjithashtu vendimtar në gjysmën e dytë të sezonit, është shuar prej dy sezonesh tashmë, i lënë në hije nga shpërthimi i Leao dhe i pazoti të reagojë për të marrë vendin e tij gjatë kohës së mungesës për arësye objektive të portugezit.
Shpesh në telashe për nga niveli fizik me dëmtime që i minojnë disponueshmërinë, kontributi i ish-anësorit të Eintracht dhe Fiorentinës ka qenë shumë (ndoshta tepër) i vogël për të besuar se ai do të rikonfirmohet edhe vitin e ardhshëm. Përkrah tij, për të zhgënjyer këtë vit është padyshim Divock Origi, i ardhur nga Liverpooli me pritshmëri të mëdha e duke pretenduar të jetë titullar i padiskutueshëm të cilën dukej gati ta merrte, në moshën 28-vjeçare dhe pa përbindësha si Firmino dhe Darwin Nunez që t’i zinin vendin.
Mirëpo, në fakt, mes dëmtimeve të përsëritura dhe paraqitjeve që janë larg një kontributi efektiv për skuadrën, belgu është një nga zhgënjimet më të mëdha të merkatos së verës së kaluar. Eshtë e panevojshme të thuhet që atyre iu shtohet edhe Bakayoko: një lojtar i huazuar dhe tërësisht jashtë projektit teknik të kuqezinjve, i përdorur vetëm tre herë për një kohë totale të lojës as edhe një pjesë (38 minuta). Nëse Pioli do të kishte nevojë për dikë në mesfushë, me siguri që nuk do të ishte mesfushori në pronësi të Chelsea.