Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, përforcimin e ke në shtëpi: Saelemaekers dërgon një sinjal të qartë

Alexis Saelemaekers i ka dërguar një sinjal të qartë klubit pas golit të shënuar kundër Romës dhe Milanit

Milani barazoi 1-1 në përballjen direkte ndaj Romës, e vlefshme për luftën Champions. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 90’+3′ me anë të Abraham, pas një ndeshje të tërë pa raste shënimi. Ndeshja dukej e përfunduar, por falë shpërthimit të Saelemaekers në të 90’+7′, rosonerët arritën të shënonin golin e barazimit. Gjithçka ndodhi në tre minuta dhe në fund rezultati ishte ai më i drejti në bazë të asaj që pamë në fushë.

Alexis Saelemaekers është pikërisht emblema e këtij Milani. Historia e tij pasqyron kampionatin rosoner dhe tani e ka kuptuar që duhet të luftosh deri në fund dhe të nxjirren në pah atributet për të arritur objektivin sezonal. Gjatë ndeshjes kundër giallorosëve Milani krijoi katër raste gol dhe në të gjitha situatat u verifikua finalizimi i Saelemaekers. Belgu duhet të rritet ende shumë, por sot rezulton një nga më të mirët në organikë.

Për momentin ndan pozicionin e parë me Leaon për sa i përket formës më të mirë. Goli i realizuar në Romë i shtohet atij të firmosur ndaj Napolit në Maradona, shenjë e rëndësisë së belgut. Saelemaekers u tregua të ishte lojtari perfekt për të sulmuar hapësirat, ashtu siç iu kërkua nga mister Pioli. Që kur u rikthye nga dëmtimi i pësuar në fazën e parë, ai është një tjetër lojtar. Gjëja e sigurt është se Alexis dëshiron të vazhdojë t’i emocionojë tifozët dhe të jetë i rëndësishëm për skuadrën.

You might also like