
Milan, nuk ka më justifikime: lamtumirë pothuajse e sigurtë në verë
Vështirë që Stefano Pioli të mund të bëjë diçka më shumë për të rikuperuar një lojtar, i cili shfaqet plotësisht i humbur. Edhe dje ishte nga të paktët që zhgënjeu.
Ka luajtur qendërsulmues dhe anësor pa arritur kurrë të shënonte. Ndeshja e Ante Rebiç edhe një herë ishte për t’u hedhur tej. Kroati nuk ka qenë kurrë i rrezikshëm. U përpoq të luante me shokët, por jo gjithmonë ishte i saktë: ndonjë ndalesë e gabuara, ndonjë pasim anësor jo i saktë. San Siros iu desh të përmbahej për të mos e fërshëllyer.
Performanca e Rebiç ishte sinteza e sezonit të tij më të fundit, e asaj që në fakt po ndodh prej rreth dy vitesh, që kur Rafael Leao u bë titullar i padiskutueshëm.
Duket qartë se kroati nuk është në gjendje të mbulojë as rolin e rezervës. Pioli e bëri të qartë, në konferencën për shtyp, në vigjilje dhe e dëshmoi edhe dje sërishmi se është jashtë projektit.
Vështirë se deri në fund të sezonit diçka të mund të ndryshojë. Milani shpreson që Rebiç të mundet ende t’u japë tifozëve të tij pak gëzim, por nuk do të jetë e lehtë. Goli është tashmë një kujtim i largët: i mungon që nga 1 tetori i kaluar, kur shënoi kundër Empolit; fillimisht pati ardhur një dygolësh, në debutimin e tij më 13 gusht kundër Udinezes. Dy gola që i iluduan të gjithë. Por sulmuesi u rikthye në errësirë, duke u zhdukur ngadalë.
Lamtumirë e pashmangshme
Rebiç, siç tha Pioli, duhet të luajë për të qenë vendimtar. Por është e qartë se te Milani titullarët sot janë të tjerë. Prandaj, në verë, një lamtumirë prej tij duket vërtet e pashmangshme.
Le strade tra il club rossonero e il croato, dunque, sono destinate a dividersi e la partita contro il Lecce è stata un’ulteriore prova che l’ex Eintracht può dare davvero poco a questo Milan. Non è da escludere che Rebic faccia ritorno in Germania, dove continua ad essere particolarmente stimato. Proprio i rossoneri di Francoforte possono essere una destinazione, ma occhio anche al Wolfsburg. Attenzione, però, alla meta esotica, con l‘Arabia Saudita possibile terra di approdo. Sullo sfondo, infine, resta la Turchia, con il Fenerbahce in prima linea.
Rrugët mes klubit të rosoner dhe kroatit, pra, janë të destinuara të ndahen dhe ndeshja kundër Leçes ishte një tjetër dëshmi se si ish-Eintracht mund t’i japë shumë pak këtij Milani. Nuk përjashtohet mundësia që Rebiç të rikthehet në Gjermani, ku vazhdon të jetë veçanërisht i vlerësuar. Pikërisht kuqezinjtë e Frankfurtit mund të jenë një destinacion, por kujdes edhe nga Wolfsburgu. Kujdes, megjithatë, nga destinacioni ekzotik, me Arabinë Saudite si një tokë e mundshme për zbarkim. Së fundmi, Turqia mbetet në prapavijë, me Fenerbahçen në krye.