Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, një turnover kështu nuk ishte parë prej 20 vjetësh

Stefano Pioli është gati të befasojë. Përkundër të gjitha parashikimeve, trajneri nga Parma synon të trondisë sërish Milanin e tij: do të jetë një skuadër krejt e ndryshme ajo që do të të shtunën pasdite do të përballet me Bolonjën e Thiago Mottës.

Kuqezinjtë ndryshojnë fytyrë dhe do të paraqiten në Dall’Ara me vetëm një futbollist, që luajti kundër Napolit, domethënë me Magic Mike Maignan. Një maxi turnover që tregon se sa shumë beson Milani në Champions League. Pioli dëshiron që të gjithë bigët e tij të të pushojnë për ndeshjen jashtë fushe me Maradona. Një bast i vërtetë duke pasur parasysh që në mbrëmje Milani rrezikon madje të zbresë në vendin e pestë dhe të dalë nga Champions League e vitit të ardhshëm.

Por ndeshja në Bolonjë paraqet një provim në kuptimin e vërtetë të fjalës për të gjithë ata futbollistë që gjatë gjithë vitit janë lënë mënjanë. Deri këtu, Milani ka treguar se është konkurrues kur luan me lojtarët titullarë, por rezervat nuk kanë rezultuar të jenë në lartësi.

Shumë kanë menduar se ndeshja kundër Empolit ishte e fundit në të cilën Divock Origi dhe Ante Rebić do të takoheshin së bashku, por nuk do të jetë kështu. Sulmuesit belg dhe ai kroat janë të domosdoshëm dhe deri në fund të sezonit Pioli do t’i përdorë, edhe sepse nuk ka alternativa, veçanërisht nëse rrugëtimi në Champions League do të duhet të vazhdojë. Deri më tani, ish Liverpooli ka shënuar vetëm 2 gola, një më pak se ish Eintracht. Nevojitet një sinjal i fortë për të rifituar sërisht Milanin. Deri më tani, siç e kemi thënë dhe ripërsëritur disa herë, Rebiç dhe Origi duken shumë larg Djallit, por llogaritë duhet të bëhen në fund.

Shpresa të reja

Jemi qartësisht duke folur për Charles De Ketelaere dhe Aster Vranckx. Ish Club Brugge është rikthyer në formacionin titullar pas më shumë se një muaji, duke e bërë sërish në transfertë. E fundit ishte disfata ndaj Fiorentinës. Milani dëshiron ende të mbështetet mbi të: investimi për të ka qenë i rëndësishëm dhe shpresohet të nisin të merren shenjat e para.

Ndërkohë që Vranckx, nga ana tjetër, po luan për konfirmim te kuqezinjtë: Paolo Maldini dhe Frederic Massara e vlerësojnë dhe janë të gatshëm të kërkojnë një akord me Wolfsburgun. Një test bindës sot sigurisht që mund t’i përshpejtojë negociatat.

You might also like