Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, një takim i ri dhe vendim brenda pesëmbëdhjetë ditësh: takimi i së vërtetës, Maldini optimist | Të gjitha shifrat e operacionit

Rikthimi nga kombëtaret pas kësaj jave pushimi do të jetë një mundësi për të rifilluar diskutimet e rëndësishme në casa Milan dhe është për t’u bërë përpara ndeshjes shumë të rëndësishme të dyfishtë të Champions League kundër Napolit.

Ka në fakt disa çështje për t’u zgjidhur për klubin e rosonerëve para verës dhe këto janë të destinuara për të qenë vërtet ditët e së vërtetës. Njëra prej tyre është në qendër të të gjithëve. Situata ka zgjatur vërtetë shumë por ndoshta një nga kapitujt e fundit të çështjes është gati të shkruhet. Padyshim që po flasim për rinovimin e Rafael Leaos.

Siç dihet, klubi dhe shoqëruesit e futbollistit e kishin programuar një takim në këtë periudhë. Portugezi ka qenë protagonist me kombëtaren e tij me një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen kundër Luksemburgut, por dëshiron të jetë sërish i tillë edhe me fanellën e rosonerëve. Për këtë arsye ai u rikthye një ditë më herët se sa pritej në Milanello.

Milan-Leao, takimi i së vërtetës

Pra, gjithçka do të vendoset në dhjetë ditët e ardhshme, maksimumi në pesëmbëdhjetë ditë. Performanca e 23-vjeçarit ka rënë shumë muajt e fundit dhe kjo ka bërë që ai të humbasë tërheqjen e merkatos, por Djalli beson ende shumë tek ai.

Ka ende vullnet të fortë nga ana e klubit për t’i garantuar një rinovim të rëndësishëm me çmime shumë të larta. Lojtari, nga ana e tij, tashmë do ta kishte pranuar dhe mbyllur çështjen, por në telenovelë marrin pjesë gjithashtu edhe agjenti dhe familja e tij. Është dikush që po shtyn për ta larguar nga Milani dhe të përqëndrohet në klube të tjera, edhe pse për momentin Milani nuk ka marrë ende asnjë propozim konkret.

Megjithatë, drejtuesit janë të lodhur dhe shpresojnë që ky të jetë takimi i fundit dhe vendimtar. Në rast se kjo bisedë nuk do të shkonte në rrugë pozitive, do të hapej zyrtarisht horizonti i lamtumirës dhe Paolo Maldini dhe Ricky Massara do të merrnin përsipër kërkimin konkret të një blerësi për ish Lillën. Hipoteza e fundit është që të arrihet rinovimi dhe në një kohë të mëvonshme lojtari të shitet.

Shifrat dhe numrat

Sot për sot, vlera e Leaos ka rënë paksa: jemi në rreth 70 milionë euro. Takimi do të vazhdojë aty ku e la, me kërkesën e lojtarit për 7 milionë pagë plus bonuse dhe kompensim për gjobën prej 16 milionësh ndaj Sporting Lisbonës. Rosonerët do të përpiqen të ofrojnë një pagë pak më të ulët, e cila do ta bënte atë më të paguarin në skuadër, me bonuse personale dhe ekipore. Megjithatë, klubi synon të mos marrë pjesë në pagesën e gjobës.

You might also like