Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, një rekord stratosferik: ëndrra bëhet realitet

Milani po përgatitet të rikthehet në fushë në Serie A. Pa kupa dhe ndeshje mesjave për rosonerët, të cilët pas barazimit ndaj Salernitanës, po përgatiten të përballen me Udinezen për ditën e njëzeteshtatë, para stopit prej kombëtareve.

Një raund i rëndësishëm për klubin rosoner që nëse fiton mund të përfitojë nga kundërshtarët që luftojnë për Champions League. Përveç Udineze-Milan, po ashtu janë parashikuar edhe derbi i kryeqytetit dhe Inter-Juventus.

Skuadra e Piolit, që iu rikthue stërvitjes këtë mëngjes, e ka për detyrim të fitojë, të rigjejë golin e humbur. Në fakt, po vërehet shumë vështirësi në shënimin e golit dhe të shtunën ndaj biankonerëve të tjerë, do të mungojë lojtari që realizon më shumë nga të gjithë, Olivier Giroud. Sulmuesi francez, që e ka marrë mbi supe Milanin, do të mungojë në ndeshjen jashtë fushe në Friuli për shkak skualifikimi, i cili erdhi pas kartonit të dytë të verdhë të marrë ndaj Salernitanës.

Balotazhi

Sot me siguri do të dimë më shumë se kush do të luajë qendërsulmues. Mundësitë nuk mungojnë, por askush nuk bind vërtetë deri në fund.

Ajo më e sigurta, në letër, të çon te Divock Origi, i cili është fizikisht mirë, por që po has tmerrësisht në vështirësi për të shënuar. Një ide tjetër, megjithatë, do të ishte lançimi i Ante Rebiç si nëntë false, ashtu si në ndeshjen e parë kur realizoi një dygolësh. Nuk duhen skartuar as mundësitë Charles De Ketelaere dhe Zlatan Ibrahimović.

Ëndrra…

Suedezi po vendos minuta në këmbë dhe shumë shpejt do të jetë gati për të luajtur që nga minuta e parë. Ndoshta mund të ndodhë që në këtë ndeshje, kundër Udinezes. Është kjo ëndrra e rosonerit të pamatë, gazetarit dhe tifozit të zjarrtë milanist Carlo Pellegatti, ashtu si dhe e shumë të tjerëve: “Shpresoj që të debutojë që në minutën e parë që e pres prej muajsh – pranon gazetari në kanalin e tij YouTube –. Dua ta shijon Zlatan Ibrahimoviçin, kështu që kur të mos luajë më, të mos pendohem. Një ditë më parë nuk humbi as edhe një duel ajror, bëri goditjen më të rrezikshme të ndeshjes. E kush thotë se është 40 vjeç? Nuk më intereson mosha, dua të kujtoj frazën e Michelle Yeoh, që 60 vjeç fitoi Oscarin një ditë më parë: “Djema, jam shpërblyer në 60 vjeç… është një far mundësish. Ëndrrat bëhen realitet dhe mos e lini të thonë se e keni kaluar një farë moshe”, ne nuk ia themi Ibrës sepse ëndrrat e Zlatanit bëhen realitet, ëndrrat tona bëhen realitet.

…shpresa dhe rekordi

“Unë po aludohem se Pioli do ma bëjë këtë dhuratë. Ditëlindja ime nuk është larg, dua që trajneri të më japë prezencën e Ibrës që nga minuta e parë dhe të mposhtë rekordin e Costacurtës, që shënoi pikërisht kundër Udinezes. Kërkesa dhe apele historike. Janë ditë emocionesh. Kur të ikë Ibra, Milani do të vazhdojë përpara, do të ketë të tjerë lojtarë, por askush nuk do të jetë si Ibra”.

You might also like