
Milan, një Champions League që vlen më shumë se 115 milionë. Dhe nuk mbaroi me kaq
Kalimi historik i turnit nga Milani, që duke mposhtur Napolin me dopjopërballje rikthehet në Gjysmëfinalet e Championsit 16 vjet pas herës së fundit, sjell goxha milionë euro në arkat rosonere, që do të shohin të hyjnë edhe 12.5 milionë të tjera nga UEFA.
Një rrugëtim sportivisht dhe ekonomikisht i rëndësishëm, i cili pa gjobën prej 2 milionë eurosh të lidhur me FFP dhe UEFA Settlement Agreement, i sjell Milanit 83.9 milionë euro të shpërndara si më poshtë: 15.6 milionë për pjesëmarrje në Champions League, 14.8 milionë të lidhura me renditjen historike, 8 milionë nga market pool 1, 4,8 nga faza e dytë e rishpërndarjes së të drejtave televizive (shifra minimale), 9,3 milionë të lidhura me bonuset për rezultatet në grup, 9,6 për kalimin në fazën e të tetave të finales, 10,6 për hyrjen në çerekfinale, 12,5 për hyrjen në gjysmëfinale plus 0.7 milionë të lidhura me bonusin e shortit.
Këto shifra kanë të bëjnë vetëm me çmimet e UEFA-s, të cilave duhet t’u shtohen arkëtimeve: 14.5 milionë euro nga tre ndeshjet e fazës së grupeve, një rekord absolit prej 9.1 milionë euro kundër Tottenhamit dhe rezultati shumë i mirë prej 8.5 milionë eurosh për ndeshjen në shtëpi kundër Napolit, për një total prej rreth 32.1 milionë eurosh (nga të cilat do të zbritet TVSH-ja). Totali? Jemi në rreth 116 milionë euro, të cilave do t’u shtohen, në rastin më të keq, arkëtimet e ndeshjes në shtëpi të gjysmëfinales. Nga ky edicion i Champions League pra, pa hyrë në ëndrra sportive, Milani do të dalë me të paktën 120 milionë euro.
Bonusi i pjesëmarrjes në fazën e grupeve 15.6 mln
Renditja historike 14.8
Market pool 1 8
Market pool 2* 4,8
Bonusi i rezultatit në grupe 9.3
Ndarja prej barazimeve në grupe 0.7
Hyrja në të tetat e finales 9.6
Hyrja në çerekfinale 10.6
Hyrja në gjysmëfinale 12.5
UEFA FPF gjobë -2
* shifra minimale
TOTALI (në €m) 83,9
Arkëtimi në fazën e grupeve** 14.5
Arkëtimi në fazën e e eleminimeve direkte** 17.6
** për t’u zbritur TVSH-ja
TOTALI (në €m) 32.1
TOTALI (në €m) 116 milion