
Milan, nga fjalët në vepra: Pioli e ka bërë zgjedhjen e tij
Pas asaj që tha në konferencën për shtyp, para ndeshjes Napoli-Milan, Pioli ka treguar se e ka bërë një zgjedhje. Ja çfarë ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes në Maradona Stadium
Të shtunën, në konferencën për shtyp, Stefano Pioli ishte më se i qartë. Të bësh mirë nuk mjafton, duhet të bësh shumë më tepër për ta bindur. Kështu erdhi konfirmimi i asaj që ishte thënë disa orë më parë në Milanello të dielën në mbrëmje, në prag të ndeshjes Napoli–Milan.
Edhe kundër azurrëve, pavarësisht një rezultati të thellë, nuk pati vend për Aster Vranckx. Mesfushori “po rritet dhe është një djalosh shumë i fortë. Është e qartë se më pas duhet të bëj zgjedhje. Në mesfushë ne jemi shumë! Ai është një lojtar që po bën mirë në të gjitha stërvitjet, ashtu si dhe shokët e tij, por lojtarët që nuk luajnë shpesh nuk duhet të bëjnë mirë, por duhet të bëjnë më mirë. Vranckx po bën gjithçka për të më ndryshuar mendje, si shokët e tij të tjerë. Por më pas bëj zgjedhje në bazë të asaj që shoh”.
Për Vranckx, pra, për momentin nuk ka hapësirë. E kështu Pioli, shtatë minuta nga fundi, siç pati ndodhur në rrethana të tjera, në periudhën e fundit, preferoi të dërgonte në fushë Tiemoué Bakayoko. Francezi hyri në lojë në minutën e 83-të në vend të Bennacer.
Pak minuta në të cilat nuk munguan gabime që zemëruan tifozët pavarësisht një rezultati më shumë se të fituar dhe një paraqitjeje fantastike të skuadrës. Bakayoko i ka dhënë fund aventurës së tij te rosonerët dhe në të gjitha seancat e fundit të merkatos është përpjekur ta largojnë. Në verë, kontrata në skadencë nuk do t’i rinovohet dhe do t’i vihet fjala fund përvojës së tij vërtet negative te Milani. Megjithatë, për momentin, ish-lojtari i Monacos preferohet ndaj Vranckx. Dhe është një zgjedhje që duhet të bëjë të reflektohet.
E ardhmja e Vranckx: situata
Është evidente, siç thamë, se Vranckx nuk konsiderohet i gatshëm, por anëve të Casa Milan, vlerësimi për mesfushorin është vërtet i lartë. Ditët e fundit është folur madje edhe për një shpagim të mundshëm pavarësisht se gjithçka do të të bënte të arrije në konkluzionin e përfundimit të marrëdhënies.
Mirëpo Paolo Maldini dhe Frederic Massara, mund të bëjnë një përpjekje me Wolfsburg për të provuar të përfitojnë një zbritje në vlerën e tij, e cila aktualisht është rreth 12 milionë euro. Nuk mund të përjashtohet që të kërkohet një huazim i mëtejshëm.