Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, në lojë janë Champions League dhe merkato: ja pse kualifikimi është thelbësor

Milani dhe Interi po përjetojnë një paradoks. Në krahët e entuziazmit, do të luajnë në një gjysmëfinale shumë të tensionuar një vend për në finalen e Champions League, por ndërkohë ata janë rivalë (dhe aktualisht jashtë) edhe për një prej katër vendeve të para në kampionat, të cilat garantojnë akses automatik në eventin evropian të rradhës. Moskualifikimi do të kishte implikime negative ekonomike dhe mund të detyronte një merkato jo në lartësinë e pritshme. Kështu shkruajnë kolegët e të përditshmes sportive Gazzetta dello Sport mëngjesin e sotëm.

Diferenca

Pra, arritja e vendit të katërt në kampionat, është shumë e rëndësishme siç e thamë në rradhë të parë për nga pikëpamja ekonomike. Nëse, për shembull, Milani do të përfundonte në vendin e katërt, do të arkëtonte rreth 50-60 milionë euro midis çmimeve UEFA-s dhe arkëtimeve të tjera. Një shifër edhe më e lartë se sa fitoi falë kalimeve të turit kundër Tottenhamit dhe Napolit. Vetëkuptohet që nëse do të kishte sukses në një rrugëtim qoftë edhe gjysmë të ngjashëm me atë të këtij sezoni, të ardhurat do të ishin edhe më të larta.

Për këtë arsye në kampionat nuk mund të lihet gur pa lëvizur, edhe pse në horizont janë dy Euroderbi. Skuadra e Piolit, falë pasigurisë gjyqësore të Juventusit, është rikthyer në vendin e pestë, 3 pas Romës që zë vendin e katërt: pas ndeshjes së nesërme në Lecce, Milani do të jetë pikërisht në Olimpico për t’u përballur me verdhekuqtë. Ndërsa në shtëpi janë tre ndeshje: ato me Cremonesen, Lazion dhe ndeshjen e parë Champions League me Interin.

Merkato jo si duhet

Do të ishte banale të nënvizhej, por merkato e kuqezinjve, në rast moskualifikimi, do të vuante shumë. Nëse kuqezinjtë arrijnë në vendin e katërt në kampionat: rriten shpresat për rinovimin e kontratës me Leao, si dhe ato për të mbajtur Brahim Diaz. Për më tepër, do të kishte vend për të investuar diçka më shumë edhe në përforcime të tjera që mund të zgjasin dhe përmirësonin skuadrën.

Ndërsa me një vend të pestë, apo edhe më poshtë, jo vetëm që do të kishte pak hapësirë ​​për negociata, por edhe Stefano Pioli, i mbrojtur gjithmonë nga klubi edhe në momentet më të komplikuara, mund të jetë sërish në pikëpyetje për sezonin e ardhshëm. Pra, Milani po luan all in për Champions League. Duke filluar që nesër do të duhet të përpiqemi të marrim sa më shumë pikë të mundemi.

You might also like