Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan në Champions? Lëvizjet e merkatos nga Díaz dhe Leao te Morata

Jemi në kohën e një bilanci të merkatos së ardhshme verore të Milanit. Në klubin e rrugës Aldo Rossi po vërejnë në mënyrë të veçantë se si mund të ndryshojë strategjia e ku do bazuar në përmirësimin strukturor të skuadrës së Stefano Piolit.

Ekonomikisht, në fakt, arritja e vendit të katërt në turneun kombëtar ‘peshon’ më shumë se gjysmëfinalja e Champions League. Vendi i katërt, në diferencën mes arkëtimeve për fazën e grupeve të Champions League dhe Europa League, do të sillte faktikisht 50-60 milionë euro në arkat e kuqezinjve mes çmimeve të UEFA-s dhe arkës. Një shifër që nuk përputhet me të ardhurat totale – çmime plus arkëtime – për arritjen në gjysmëfinale të edicionit aktual të Champions League kundër Interit.

Merkato Milanit, strategji të ndryshme të bazuara në klasifikimin në Serie A

Do të jenë pra vendimtare ndeshjet e ardhshme të Serie A për Milanin që të përcaktohen më mirë strategjitë e merkatos të korrikut dhe gushtit. Milani, ka një situatë solide ekonomike, deri në atë pikë sa të përballojë edhe ‘ndikimin’ e dështimit për t’u kualifikuar në Champions League. Megjithatë, buxheti për në verë do të ndikohej shumë nëse Djalli do të luante vetëm në Europa League sezonin e ardhshëm.

Një Milan në Champions, në funksion të merkatos së afërt verore, në fakt mund të mendojë të rinovojë edhe kontratën e Rafael Leaos, të rimarrë edhe Brahim Díaz duke paguar 20-25 milionë euro te Real Madridi dhe të përforcuar skuadrën me 4-5 blerje të reja. Nuk do të ishte fjala për blerje shumë milionëshe (të paktën jo të gjitha), por për zgjidhje të shkëlqyera për trajnerin Pioli.

I cili, për sezonin e ardhshëm, do të ketë nga klubi një mbrojtës të majtë, një anësor, një mesfushor me substancë si Franck Kessié dhe një qendërsulmues të ri fringo. Kjo e fundit është nevoja më emergjente, duke marrë parasysh paraqitjen e dobët të Ante Rebic dhe Divock Origi dhe moshën e Olivier Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic. Emrat e ndjekur nga Djalli nuk mungojnë. Por në listë është Álvaro Morata, klas 1992, në pronësi të Atlético Madrid.

Ndërkohë që, më larg duket João Pedro, klas 2001, braziliani i Watford. Djalli e pëlqen, po e ndjek prej disa kohësh, por futbollisti duket i destinuar të luajë në Premier League sezonin e ardhshëm.

You might also like