Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan-Napoli, Champions League / Rafael Leao do golin në ‘San Siro’: Ndërsa për rinovimin ju them se…

Rafael Leao, i cili sonte mbrëma do të rikthehet në formacionin titullar për çerekfinalen e parë Milan-Napoli të Champions League, është në kërkim të një goli shumë të rëndësishëm për të. Ja të gjitha arsyet

Rafael Leaon është gati për t’u ririkthyer në formacionin titullar të Milanit kundër Napolit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League të planifikuar për në orën 21:00, në ‘San Siro’. Sulmuesi portugez, klas 1999, kaloi 70′ në stol në kampionat kundër Empolit dhe tani pritet të japë një paraqitje ‘ekstra luksi’ në atë që do të jetë (të paktën deri tani) një nga netët më të rëndësishme të karrierës së tij.

Milan-Napoli, kuqezinjtë mbi supet e Leaos

Dhë pikërisht në mbrëmje si Milan-Napoli matet vlera absolute e një futbollisti. Leao do të ketë të gjithë vëmendjen tek ai. Dhjetë ditë më parë, në ‘Maradona Stadium’, me rastin e ndeshjes së pokerit të Djallit ndaj azurrëve të Luciano Spallettit në Serie A, numri 17 i kuqezinjve shënoi një dygolësh të mrekullueshëm. Tani, e gjithë ajo sipërmarrje duhet ‘nderuar’. Në një ‘San Siro’ që premton të jetë plot e përplot, të gjithë presin që anësori kuqezi të bëjë një ndeshje prej Championsi.

Në fërshëllimën e fillimit të Milan-Napoli bëhen 150 ditë që Leao nuk shënon në ‘San Siro’. Deri më tani, më 2023, ai ka shënuar vetëm jashtë fushe: në Salerno, Lecce, Napoli. Tani Leao është thirrur t’i rikthehet golit edhe para tifozëve të tij. Ai është lojtari që në këtë fazë finale të Champions League mund të bëjë diferencën. Edhe për të shpaguar atë që nuk u tregua me rastin e ndeshjes së turit të dytë kundër Tottenham. Para syve të Gerry Cardinale, siç shpresojnë trajneri Stefano Pioli, por edhe Paolo Maldini dhe Frederic Massara, do të jetë në dorën e tij të ‘ndajë ndeshjen’.

Ai shënon në shtëpi prej 150 ditë. Dhe për rinovimin …

Për Leaon flitet shumë edhe në vendlindje, duke parë që të përditshmet ‘Record’ apo ‘O Jogo’, i bëjnë jehonë njëra Jorge Mendes, tjetra Sporting Lisbonës, duke dhënë këndvështrime të ndryshme për situatën e dëmshpërblimit që do t’i paguhet Sportingut. Që përfaqëson, nuk duhet harruar, një nga pengesat kryesore për rinovimin e kontratës së Leaos me Milanin. Komunikimet zyrtare nuk kanë mbërritur ende në Milano mbi atë se kush do ta paguajë gjobën, për si dhe pse.

Megjithatë, duhet vënë në dukje një detaj të rëndësishëm. Lille, për të mos humbur 15% të rishitjes së ardhshme të Leaos, do të duhet të ndërmarrë hapa të rëndësishme për të shlyer borxhin me klubin portugez, sepse, nëse Leao nuk rinovon me Milanin, një nga rreziqet do të ishte ta shihte të largohej me zero euro përfitim. Prandaj, nga shtytja e Leaos drejt qëndrimit te Milani mund t’i leverdisë vërtet të gjithëve.

You might also like