
Milan, maturia e tepruar taktike nuk paguan: topa të gjatë dhe Leao jashtë roli, Pioli duhet të gjejë zgjidhje
Milani duhet ta rigjejë sërish shpirtin e tij. I përulur, sulmues dhe i shkujdesur. Ajo që i mundësoi të realizonte një sipërmarrke që është ende e gjallë në zemrat e miliona tifozëve rosonerë të mbetur me mendjen në Reggio Emilia dhe në festën për skudeton e nëntëmbëdhjetë. Një vepër që ishte mbyllja e dy viteve punë mbi disa parime taktike që e patën bërë Milanin të vraponte më shumë dhe më mirë se të tjerët, të sulmonte në linjat kundërshtare me shumë njerëz, me një ide futbolli që synonte më shumë të sulmonte sesa të mbrohej.
KUJDES I TEPRUAR
Nga fundi i janarit dhe përgjatë gjithë shkurtit, Milani kaloi nëpër momentin më të keq në historinë e tij të fundit. Të mundur rresht nga Interi, Lazio dhe Sassuolo pa pasur forcë për të reaguar. Zgjedhja e Piolit për të ndryshuar modulin dhe për të kaluar në një mbrojtje me tre ishte dukshëm një masë për të ndalur hemorragjinë. Një zgjedhje vetëmbrojtëse që kishte objektivin e qartë që të mendohej fillimisht për kufizimin e kundërshtarëve dhe më pas t’i befasonte ata në kundërsulm. Jo rastësisht statistikat evidentojnë një skuadër që ka rritur me 50% përdorimin e topave të gjatë në krahasim me sezonin e shkuar. Dhe i pari që paguan çmimin është Leão: portugezi duhet patjetër të zgjerojë bagazhin e tij teknik, por, në gjendjen e tanishme, duhet përdorur për të nxjerrë në pah ato që janë karakteristikatt e tij. Rafa ka nevojë për fushë për të çliruar galopin e tij karakteristik, fuqinë dhe kalimet e tij. Kundër një Salernitane që zbriti në fushë në San Siro me 5 mesfushorë, u duk që në fillim një Milan shumë i kujdesshëm që i dhuroi një markues kundërshtarëve.
RIKTHIM NË PARIME
Një pikë në dy ndeshje kundër Fiorentinës dhe Salernitanës është një plaçkë shumë e vogël për të përfunduar në katër vendet e para në klasifikim. Katër pikë të humbura në renditje dhe një këmbanë alarmi: Milani duhet t’i rikthehet parimeve të tij për të treguar se lodra nuk është prishur. Pioli mund të mendojë për më shumë rotacion në mënyrë që të ruajë shkëlqimin fizik te lojtarët e tij kryesorë. Dhe të kthehet te të qenit zot i posedimit të topit sepse kërkimi shumë i shpeshtë i opsionit e topit të gjatë nuk është pjesë e ADN-së së klubit Kampion të Italisë, që e ka bërë gjithmonë futbollin proaktiv flamurin e tij.