Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, Maldini bën diferencën edhe sot. Edhe në Champions League

Paolo Maldini, drejtori teknik i Milanit si dhe ish-kapiteni i shumë betejave në fushë për më shumë se njëzet e pesë vjet, nga 1984 deri më 2009. Nëse Davide Calabria, kapiteni i Milanit në natën magjike të Napolit, ëndërron të ngrejë në qiell Champions League më 10 qershor në Stamboll, kjo është edhe sepse mbi të gjitha, në këtë Djall që prej dy vjetësh përmbys të gjitha parashikimet, është dikush si Maldini që bën diferencën.

E njeh turneun si askush tjetër, duke qenë se e ka fituar pesë herë. Personaliteti dhe përvoja e Maldinit te Milani vlejnë po aq sa golat e sulmuesve. Konfirmimi, vjen direkt nga dhoma e zhveshjes së rosonerëve, aty ku Maldini jeton çdo ditë. “Ne jemi Milani” është slogani që në fakt drejtori teknik vazhdon t’ia përsërisë grupit në çdo moment clou. Rregulli kryesor i Champions League është mund ta fitosh vetëm nëse beson, pa alibi dhe as justifikime. Nuk bëhet fjalë për mendjemadhësi, por për vetëvlerësim dhe ndërgjegjësim.

Para Napoli-Milan 1-1 të Champions League në Maradona, për shembull, Maldini tha: “Disa trena nuk kalojnë gjithmonë, duhet t’i kapësh në fluturim”, i vetëdijshëm për mundësinë e madhe që ka ky Djall për të bërë historinë. Maldini bashkë me pronarësinë po rindërton një Milan të madh. Një klub që di të shikojë nga e kaluara por edhe nga e ardhmja, duke ndërthurur rezultatet me qëndrueshmërinë. Operacioni ia arriti qëllimit vjet me Skudeton, a do të përsëritet edhe në këtë me fitoren e Champions League?

Përvoja dhe personaliteti

Kanë qenë kolegët e ‘Corriere della Sera’ që kanë zbuloi një prapaskenë domethënëse në lidhje me ndeshjen e Bolonjës në kampionat, me maksi-turnoverin e dëshiruar nga Stefano Pioli dhe që rezultoi vetëm në barazim. Kur Pioli arsyetoi idenë për të lënë jashtë pothuajse të gjithë titullarët e për t’i ruajtur ata për ndeshjen e Champions League në Napoli, Maldini e mbështeti. Dinamikat, këto, janë ato që bëjnë diferencën. Por Maldini, te Milani, nuk është vetëm përvojë. Por edhe personalitet.

Si ai që demonstroi duke mbrojtur Rafael Leão nga Luciano Spalletti në dhomën e zhveshjes në ‘Maradona’ në pjesën e parë të ndeshjes Napoli-Milan 0-4 në kampionat. Maldini ka një sharm krejt të tijin, ka sharmin e historisë. Nuk luan, por mund të jetë vendimtar në fund të llogarive.

You might also like