
Milan-Lecce, Pioli ndryshon sërish: formacioni i mundshëm pa Giroud
Kjo do të mbahet mend si java e rikthimit të Milanit në gjysmëfinale të Champions League, 16 vjet pas herës së fundit. Në sytë dhe zemrat e tifozëve është ende barazimi i Napolit që e dërgoi skuadrën e Stefano Piolit drejt Euroderbit të kupës me veshët e mëdhenj.
Por mister Pioli duhet të jetë i zoti ta sjellë përqendrimin në majat më të larta për ndeshjen e rradhës, atë të së dielës pasdite kundër Leçes. Skuadra pulieze, në mes të luftës për shpëtim, do ta vizitojë Milanin në San Siro në orën 18:00.
Trajneri rosoner do ta braktisë idenë e një turnoveri totale dhe masive, si ai i realizuar në Bolonjë një javë më parë. Por Milani do të ndryshojë patjetër diçka në njëmbëdhjetëshin titullar të planifikuar për ditën e 31-të të Serie A.
Si ndryshon Milani kundër Leçes
Disa ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e Champions në Napoli do të jenë të detyrueshme për mister Piolin. Mbi të gjitha mungesa e kapitenit Calabria, i cili mori karton të verdhë në Bolonjë dhe si pasojë është i skualifikuar edhe për ndeshjen e radhës në kampionat.
Pioli duhet t’u japë pushim edhe ndonjërit prej futbollistëve të tjerë titullar në formacionin e tij. Si për shembull Olivier Giroud, i cili luajti në Napoli me një bezdi të madhe në tendinën e Akilit. Por edhe Kjaer, Bennacer dhe Kruniç, ndër më të mirët në fushë në dopjo sfidën e Champions League, mund të merrnin frymë.
Parashikimet e njëmbëdhjetëshs startuese anti-Lecce flasin vetë. Florenzi do të zëvendësojë Calabria si mbrojtës i djathtë, Kalulu do të rikthehet në qendër të mbrojtjes dhe do t’i jepet besim Pobega (golashënues ndaj Bolonjës), Saelemaekers dhe mbi të gjitha Rebiç. Kroati është në avantazh ndaj Origi për rolin e qendërsulmuesit.
Ky është formacioni i mundshëm i Milanit për ndeshjen e së dielës në San Siro: (4-2-3-1) Maignan; Florenzi, Kalulu, Tomori, T. Hernandez; Tonali, Pobega; Saelemaekers, B. Diaz, Leao; Rebiç.