
Milan-Leao, rritet besimi për rinovimin: detaje për pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës
Kontakte të vazhdueshme, të cilat së shpejti mund të jenë me përfitim për të gjithë: Milani vazhdon negociatat për rinovimin e kontratës së Rafael Leaos, e cila aktualisht skadon në qershor 2024. Mes klubit dhe shoqëruesve të djaloshit, sipas asaj që mësohet ka dëshirë për ta mbyllur historinë dhe për të rritur besimin në rinovimin e për t’i dhënë qetësi ekonomike lojtarit, i cili vazhdon të jetë i përfshirë nëpër gjykata të ndryshme për çështjen e gjobës tashmë famëkeqe që do t’i paguhet Sportingut.
Aktualisht po punohet për kohëzgjatjen e kontratës së re, e cila mund të jetë 2-3 vjet për një pagë totale prej rreth 7.5 milionë euro. Konfirmohen në këtë mënyrë lajmet e mbërritura që mbrëmë të cilat flisnin për një ndryshim vendimtar kursi në negociata, që kanë mbërritur në vijën e finishit.
Nëse nënshkrimi do të arrihej në kohë pak a shumë të shkurtra, atëherë Milani do ta gjente veten sërish me thikën në anë të dorezës edhe në rast të një shitjeje në të ardhmen, duke llogaritur edhe se Lilla ka një përqindje prej 15% në një rishitje të ardhshme.