Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, je Leao-dipencent. Lojtarët Champions rikthehen më të mirët

Në të mirë a në të keq, Rafael Leao duket se është guri i balancës së këtij Milani: kur ai është dhe është në formë, si një javë më parë në Napoli, duket i pamundur për t’u ndalur; kur lihet në stol ose nuk është në formën e duhur, kuqezinjtë nuk ecin dot gjatë. Edhe një herë, mbrëmjen e së premtes ndaj Empolit, skuadra e Stefano Piolit u zbulua si Leao-dipendente.

Pak gjë

Dhe problemi i vërtetë qëndron në thelb. Nuk ekziston asnjë zëvendësues adekuat për Rafael Leaon. Kundër Empolit dy ditë më parë portugezi u zëvendësua nga Ante Rebiç, si për të rimbushur bateritë në kuadër të Champions League, ashtu edhe për disa bezdisje që e patën lënë jashtë nga disa seanca stërvitore. Rezultati ishte një Milan shumë më i parashikueshëm dhe statik, pa tërheqës. Vetëm 5 ditë pas mega-performancës në Napoli, kuqezinjtë dukeshin të panjohshëm në pjesën e parë dhe vetëm pasi Rafa, Brahim dhe Giroud zbritën në fushë filluan të krijonin raste për gol. Po, sepse problemi i alternativave shtrihet në të gjithë repartin e sulmit: nëse nuk janë ata të tre, Kampionët e Italisë nisen të disavantazhuar.

Shifrat dhe Napoli

Pra, kur është Leao, praktikisht i domosdoshëm për këtë Milan, gjërat kanë më shumë gjasa të shkojnë për në rrugën e duhur. Nga ana tjetër po flasim për një futbollist që ka munguar vetëm në dy ndeshje në kampionat për shkak të skualifikimeve, duke qenë gjithmonë i pranishëm në të tjerat; mbi të gjitha po flasim për një djalosh me 10 gola dhe 7 asiste në Serie A, më i miri i Milanit. Pioli nuk mund, deri më sot, nuk mund të përballojë asnjë lloj turnoveri, të paktën në sulm, të paktën në krahun e majtë. Për këtë, të mërkurën në San Siro, kur kuqezinjtë do të takohen sërish me Napolin në Champions League, trajneri i kuqezinjve do t’i kthejë në fushë të gjithë lojtarët titullarë. Në kampionat, një javë më parë, Leao e çmendi skuadrën që po dominon në Itali, objektivi është të bëjë të njëjtën gjë edhe në fushën europiane.

You might also like