Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, ja 100 milionët për Leaon: me regji të Jorge Mendes

Ai që u zgjodh si futbollisti më i mirë i Serie A sezonin e kaluar mund të largohet së shpejti nga Serie A. Performanca jo shumë e mirë e këtij sezoni, kontrata në skadencë në qershor 2024 dhe problematikat e papritura që u shfaqën gjatë rinovimit mund ta bindin Milanin që të hapet për shitjen e Rafael Leaos.

Një vit para skadencës, klubi rosoner duhet në mënyrë të pashmangshme të ulë pretendimet për kartonin e portugezit, edhe pse mendimi i përgjithshëm është të mos shkojë nën 100 milionë euro. Një shifër që për momentin është mbi të gjithë një klub në Evropë që duket i gatshëm të investojë për të siguruar talentin portugez. Bëhet fjalë për Paris Saint Germain, i bindur të fundosë goditjen dhe veçanërisht për t’i paraprirë konkurrentës angleze.

Siç raportohet nga ‘El Nacional’, agjenti Jorge Mendes do të kishte folur për aferën Leao me presidentin Al-Khelaifi, e në fakt midis tyre ka një marrëdhënie të shkëlqyer dhe mund të lindë edhe një sinergji e fortë në merkato. Numri një i klubit parizian, ndër të tjera, aktualisht po përballet me rinovimin e komplikuar të Leo Messit, i cili ashtu si portugezi, ka arritur në vitin e fundit të kontratës. Në të ardhmen e argjentinasit mund të jetë një eksperiencë ekzotike, për shembull jashtë Evropës, edhe pse në Spanjë sigurojnë që Barcelona do të bëjë gjithçka për ta rikthyer në Katalonjë dy vjet pas lamtumirës së tij.

Merkato Milan, PSG është në kërkim të trashëgimtarit të Messit: 100 milionë për Leaon

Në rast se përpjekja e rinovimit të PSG-së me Leo Messin dështon, Rafael Leao do të bëhej automatikisht objektivi numër një për sulmin e klubit francez.

Në atë pikë, përballë një propozimi prej rreth 100 milionë eurosh, do të ishte thuajse e pamundur për Milanin e Maldinit dhe Massarës të thoshin jo, veçanërisht pa pasur një marrëveshje rinovimi në dorë. Një shifër që në çdo rast mund t’i lejojë rosonerëve të bëjnë një restyling në sulm nën dritën e problemeve në fazën realizuese të rëna në sy këtë sezon.

You might also like