Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan-Inter, shfryn Bennacer: “Të rishkruajmë historinë”

Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer, kërkon impenjimin maksimal të të gjithë rosonerëve sonte kundër Interit. Ja çfarë shkruan ai

Milani do të luajë shumë në ndeshjen e sotme ku, kuqezinjtë do të zbresin në fushë kundër Interit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Sonte do të jetë vetëm akti i parë i sfidave të San Siros, por Bennacer ka dashur që të lëshojë kushtrimin për Milanin e tij.

Ismael Bennacer, mesfushori rosoner, pra, ka postuar një mesazh karikues në rrjetet sociale në prag të derbit të sotëm kundër Interit. Ja tweeti i tij:

 “Të rishkruajmë historinë”. Është ky mesazhi i fortë mesfushorit rosoner. Një shkundje për të gjithë skuadrën, e cila do të luajë shumë dhe fort kundër Interit, që në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Kush fiton, do të luajë për trofeun në Stamboll, kundër fituesit të çiftit tjetër Real Madrid-Manchester City (mbrëmë 1-1). LEXO EDHE: Jo ankth por shumë lumturi. Po përjetojmë orë të mrekullueshme dhe të paharrueshme… Ja më të fundit

You might also like