Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan-Inter, mister Pioli ka një fiksim: ja çfarë dëshiron trajneri i rosonerëve

Tregohet shumë i qetë Stefano Pioli në drejtim të rosonerëve në Milan-Inter, të gjysmëfinales Champions. Por tani nuk është më sekret objektivi i tij: finalja e Stamboll në qershor

‘La Gazzetta dello Sport’ oggi in edicola, a pochi giorni da Milan-Inter, ha parlato di Stefano Pioli e Simone Inzaghi, tecnici delle due squadre di Milano che mercoledì sera, alle ore 21:00, si sfideranno a ‘San Siro’ nel derby di andata delle semifinali di Champions League.

48 orë para Milan-Inter, është momenti për të folur paksa edhe për Stefano Piolin, trajnerin e Milanit që do të përjetojë për herë të parë në jetën e tij një ndeshje të tillë në ‘San Siro’, mbrëmjen e së mërkurës në orën 21:00.

Duke i lënë mënjanë të gjitha, por vetëm duke parë ecurinë e të dyjave skuadrave milanezeve këtë sezon, mund të themi pa drojë se kemi ardhur në momentin e larjes së llogarive. Po, sepse prej dy vitesh këtyre anëve Milan-Inter është edhe Pioli kundër Inzaghit, dy trajnerët që rendin njëri pas Skudetove, e tjetri pas kupave. Nën drejtimin e tyre, derbet midis rosonerëve dhe nerazurrëve kanë marrë të tjera dimensione.

Milan vs Inter është edhe Pioli vs Inzaghi

Katër gjatë sezonit; bashkë me dy në Champions League, do të arrijmë në gjashtë ndeshje brenda vitit. Në 114 vjet histori, nuk ka ndodhur kurrë. ‘San Siro’ do të jetë paradhoma e Stambollit dhe Pioli do të ketë sytë e gjithë botës të përqendruar tek ai. Jo keq, për një trajner me një të kaluar ‘të pasigurt’ dhe me etiketën ‘Normal One’, apo jo?

Në fund të llogarive, përmbysja e fatit duket se është pikërisht specialitet i Piolit. Kur u ul në pankinën rosonere, tifozët e patën pritur me thirrjen dhe hashtagun #PioliOut, por ai bëri që ta bësonin si tifozët e Djallit ashtu edhe drejtuesit e klubi në rrugën Aldo Rossi. E patën marrë thjesht për ta shpënë skuadrën deri në fund të sezonin pas shkarkimit të Marco Giampaolos, në pritje për të ardhur Ralf Rangnick, por ai me forcë, vullnet dhe zgjuarsi arriti të marrë rikonfirmimin.

Në derbi shpesh kapërmbysur fatet e tij

Sidoqoftë, ‘përmbysja’ më spektakolare e Piolit te Milani mbërriti në një derbi kundër Interit që hyri në histori. Data, 5 shkurt 2022. Nerazurrët deri në minutën e 75-të kryesonin 1-0 me një gol të Ivan Perišić, ishin +7 pikë përpara kuqezinjve dhe shumë pranë nisjes së arratisjes drejt Skudetos së dytë radhazi.

Për tre minuta, dygolësh i Olivier Giroud, rezultati përmbyset (1-2) dhe Djalli, pikë pas pikë, filloi t’i rrëmbejë Inzaghit nga duart një kampionat që tifozët e Interit e konsideronin tashmë të fituar. Në maj 2022, apoteozë, me Skudeton në gjoksin e Milanit pas një lufte pikë pas pike që zgjati deri në ditën e fundit.

Këtë vit fillimisht gëzime, më pas zhgënjime të hidhura

Në derbin e fazës së parë të kampionatit, Milan-Inter 3-2, të luajtur në shtator 2022, skuadra e Piolit, fillimisht nën për shkak të golit të Marcelo Brozović, përmbysi gjithçka përsëri me një dygolësh të Rafael Leão dhe me golin e të zakonisht Giroud. Por më pas, ia behën edhe zhgënjimet për kuqezinjtë në derbi, veçanërisht në gjysmën e dytë të sezonit.

Peshoi shumë ajo 0-3 në finalen e Superkupës së Italisë në Riad, në momentin e krizës së zezë të Milanit të Piolit. Por edhe 0-1 në shkurt, derbi i fazës së dytë në kampionat. Goditja e cila, megjithatë, i dha fund krizës. Që aty, trajneri nisi të punonte për zgjidhjet që do të përdoreshin për rikuperim të shpejtë, si në Serie A ashtu dhe në Evropë.

Djalli i rilindur: a do t’ia arrijë ta fitojë EuroDerbin?

Megjithatë, Pioli ka punuar me një organikë të madhe, por pa alternativa në lartësinë e duhur. Nga merkato praktikisht nuk ka pasur asgjë për të mbrojtur Skudeton e vitit të kaluar. Kur u mbështet në bllokun e titullarëve, Milani i tij u ngjit deri në gjysmëfinalen e Champions League.

Djalli ka rilindur: më i fortë, më elastik dhe më i vendosur. Pioli, pra, pak ditë para Milan-Inter, po kultivon ëndrrën e madhe për t’i shkëlur sërish kushërinjtë nerazurrë dhe për të fituar Evropën, pas Italisë. A do ia arrijë në këtë sipërmarrje?

You might also like