Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan-Inter, Maignan vs Onana: dy portierët në sfidën e tyre të parë sezonale

Milan-Inter do të shohë edhe sfidën e parë në fushë midis dy portierëve më të mirë në Evropë: Mike Maignan dhe Andrè Onana

Derbi i Champions League mes Milanit dhe Interit do të nxjerrë në skenë edhe sfidën e parë të mezipritur midis dy prej portierëve më të mirë në botë: Mike Maignan dhe Andrè Onana.

Nerazurri është portieri me më shumë pritje (42) në të gjithë kompeticionin, por jo vetëm kaq, pasi në dhjetë ndeshjet gjithsej të luajtura nga Interi, në plot gjashtë raste portieri kamerunas e ka mbajtur të pastër portën. Ndërsa për Maignan, thjesht duhet përmendur fakti që mund të peshojnë muajt e mungesës së shkaktuar nga dëmtimi i dorës. Megjithatë, portieri francez ka mundur të lërë gjurmë të mëdha në fushë. Përveçse me kombëtaren fraceze, me të cilën edhe u shpall nënkampion bote, nuk mund të lemë kurrësesi pa përmendur tre ndeshjet rradhazi, përfshirë dopjo sfidën Champions, ndaj Napolit. Si në ndeshjen e parë ashtu edhe në atë të dytë Maignan i ndaloi djemtë e Spallettit të shënonin, fillimisht në San Siro me pritje të jashtëzakonshme si ajo ndaj Di Lorenzos, dhe më pas në Maradona Stadium me penalltinë e pritur ndaj Kvaratskhelia.

E dhëna e pabesueshme qëndron në faktin se, megjithëse Interi dhe Milani janë përballur tashmë tre herë mes Serie A dhe Superkupës, ajo mes Maignan dhe Onana do të jetë ndeshja e parë midis të dyve në fushë. Në ndeshjen e parë të kampionatit, të fituar 3-2 nga kuqezinjtë, edhe falë ndërhyrjeve të jashtëzakonshme të francezit, porta e nerazurrëve u mbrojt nga Handanoviç. Megjithatë, në 3-0 të Riadit dhe në atë të fazës së dytë 1-0, Onana ishte në fushë, ndërsa Magic Majk mungonte për shkak të dëmtimit. Deri më tani ka vetëm një precedent mes të dyve, i cili daton më 2019, me Ajax që mundte Lille, 3-0 në ndeshjen e parë dhe 2-0 në ndeshjen e kthimit.

You might also like