
Milan, gol dhe firma: Giroud rinovon sot
Është një festë e madhe në casa Milan. Pas kualifikimit në gjysmëfinale të Champions League, kuqezinjtë mund të festojnë nënshkrimin e kontratës nga futbollisti. Një nënshkrim i paralajmëruar kohë më parë, por pasditen e sotme, Olivier Giroud do të hedhë të zezën mbi të bardhë, duke nënshkruar një marrëveshje edhe për një sezon për 3.5 milionë euro neto plus bonuse.
Ju kemi folur për këtë që më 30 mars, ditën në të cilën sulmuesi francez i tha po ofertës së fundit të Milanit. Një negociatë e gjatë, por tymi i bardhë, siç ju kemi thënë gjithmonë, ishte vetëm çështje kohe.
Giroud rinovon me Milanin: detajet e kontratës
Marrëveshja e arritur disa javë më parë do të bëjë që Giroud të përfitojë 300,000 euro më shumë (3.5 milionë) si pjesë fikse. Do të ketë bonuse, pak a shumë të lehta për t’u arritur, të cilat mund ta bëjnë kontratën edhe më të pasur. Megjithatë, nuk kanë qenë vetëm paratë që bënë diferencën, por dëshira për të fituar. Giroud dhe Milan i thanë jo në janar një oferte të rëndësishme nga Everton.
Francezi ka dëshurë të fitojë dhe ta bëjë me ngjyrat rosonere veshur. Milani do të jetë ndoshta klubi i tij i fundit evropian, përpara një eksperience të re ndoshta në Amerikë. Por Major League Soccer mund të presë: sulmuesi ka ende shumë për të dhënë. Dhe këtë do ta bëjë me fanellën e kuqezinjve, në një ambient që e ka stimuluar dhe e ka ndihmuar të gjejë një rini të dytë.
Firma e rinovimit është një moment historik i rëndësishëm, i dëshiruar fort nga të gjitha palët e përfshira. Nuk ka pasur asnjëherë probleme në negociatat me të dhe me shoqëruesit e tij: marrëveshja u arrit në një kohë të shkurtër dhe pa vështirësi. Giroud pra do të qëndrojë edhe një vit dhe tani ka shumë kuriozitet për të kuptuar se çfarë do të bëjë klubi në merkato.
Konfirmimi i francezit është shumë i rëndësishëm, ashtu siç do të jetë e rëndësishme të provojmë të marrim sa më shpejt një sulmues të ri mbi të cilin do të ndërtojmë të ardhmen. Në pritje të Divock Origit, i cili këtë vit i ka zhgënjyer pritshmëritë. Por klubi beson te ai dhe shpreson që vitin e ardhshëm t’i tregojë cilësitë e tij të vërteta.