Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, Giroud rikthehet në stërvitje me skuadrën: më të fundit nga Milanello

Lajmet e fundit nga Milanello, me rikthimin e Olivier Giroud në grup. Mirëpo asgjë s’mund të bëhet për mesfushën, e cila nuk ka punuar me skuadrën

Pas frikës së mëngjesit të djeshëm, në mendjet e tifozëve të Milanit është rikthyer të shndrisë dielli. Lajmi që aq shumë kishin pritur ka mbërritur pikërisht gjat këtyre orëve.

Konfirmohet gjithçka, Olivier Giroud është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Romës. Dje, shumë fake news lidhur me gjendjen e tij e alarmuan tifozerinë, e cila menjëherë u tërbua në rrjetet sociale. Sigurimet, të mbledhura edhe nga redaksia jonë, flisnin vetëm për një kontuzion të pulpës, u konfirmuan sot.

Giroud ka kompletuar rehabilitimin nga problemi që e preku këto ditë, duke bërë të mungojë në ndeshjen kundër Leçes por edhe në Dall’Ara kundër Bolonjës. Prandaj të shtunën kundër Romës duhet të kthehet të veshë fanellën titullare të Milanit. Për një skuadër që nuk duhet të jetë shumë ndryshe nga ajo që admiruam në Maradona Stadium, në ndeshjen e kthimit të Champions League.

Ende out

Stefano Pioli, përveç Zlatan Ibrahimoviç, megjithatë duhet të përballet edhe me dëmtimin e Tommaso Pobega, që u ndalua në prag të ndeshjes kundër Salentos për shkak të një brinje të thyer. Edhe këtë mëngjes, futbollisti nuk ka punuar me pjesën tjetër të grupit.

You might also like