Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, Giroud: E dua në çdo ndeshje këngën për mua

Një rinovim i shumëpritur dhe i shpresuar, e më në fund i mbërritur, ai i Olivier Giroud me Milanin, të cilët do të vazhdojnë së bashku të paktën edhe për një vit. Francezi klas ’86 do të përfitojë 3.5 milionë në sezon. E për këtë rast, në mikrofonat e kanaleve zyrtare të Milanit ai ka bërë disa deklarata. Ja çfarë thotë:

Çfarë do të thotë rinovimi: “Për mua është konfirmimi që jam pjesë e familjes Milan, kam marrë një pritje fantastike. Që kur fola me Maldinin, me Massarën dhe trajnerin, më ka pëlqyer shumë projekti për ta bërë Milanin të madh dhe unë jam krenar për atë që kam bërë këtu, deri më tani. Dua akoma më shumë.”

Për aromën e Milanit: “Profumon si një rini e dytë Milani, jam shumë krenar. Shumë i motivuar dhe i vendosur për të ndihmuar skuadrën edhe më shumë. Kur isha i vogël, për mua Milani ishte skuadra par excellence. Dua ende të bëj gjëra të mëdha për këtë ekip”.

Për kalimin e raundit: “Ishte një emocion i veçantë, special. Mbaj mend që viti i kaluar ishte vendimtar për garën Skudeto dhe desha të bëja gjithçka për skuadrën dje. Desha të luaja 100% në këtë ndeshje për të shkuar në gjysmëfinale. Prisja golin pas penalltisë së humbur, doja të bëja gjithçka për të shënuar, isha pak i zhgënjyer. Nuk u dorëzova. Besova gjithmonë”.

Numri 9: “Nuk jam supersticioz, 9 është vetëm një numër, por më pëlqen. E dija se mund të bëja gjëra të mira për skuadrën. Dua të vazhdoj kështu dhe shpresoj që 9-ta të më bëjë golashënuesin më të mirë. Është e rëndësishme të jesh këtu dhe të ndihmosh skuadrën”.

Për tifozët: “Tifozët e Milanit nuk më kanë befasuar. E dija se ishte një atmosferë e veçantë në San Siro, por në transfertë më bëjnë krenar që jam pjesë e familjes. Dua t’i falënderoj, kanë bërë një këngë të bukur për mua. Bëj gjithçka për ta dëgjuar çdo ndeshje”.

You might also like