Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, Gazzetta hedh bombën: “Në vend të Piolit mund të vijë ai” | Më të fundit

La Gazzetta dello Sport ka rilançuar një lajm befasues për zëvendësuesin e mundshëm të Stefano Piolit në pankinën e Milanit

1 nga 2

Pioli-Milan, lajmet e fundit

Finalja e sezonit të Milanit do të jetë vendimtare për të ardhmen e klubit rosoner nga shumë këndvështrime, duke filluar nga strategjitë e merkatos e deri tek fati i shumë protagonistëve të kuqezinjve. Dhe emri i parë që futet në lojë kur gjërat nuk shkojnë mirë është gjithmonë ai i trajnerit, Stefano Pioli.

Por t’ia nisim nga disa supozime shumë të rëndësishme. Për momentin, a gëzon Pioli mbështetjen dhe besimin e drejtuesve dhe pronarëve të Milanit? Po, sigurisht. Pra, a e bën kjo atë të paprekshëm dhe të sigurt për vendin e tij në stolin e kuqezinjve përsëri vitin e ardhshëm? Absolutisht jo. Siç thamë, rezultatet në fund të sezonit do të përcaktojnë të ardhmen e tij, por edhe të të tjerëve.

Krahas një rrugëtimit të bukur në Champions League, objektivi është për të mos dështuar në kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të kompeticionit më të lartë evropian për klube. Me fjalë të tjera: rikthimi në top katërshe dhe kualifikimi për në Champions League do të jetë kushti minimal i nevojshëm për të mos u vënë në diskutim. Mirëpo, nëse kampionati do të përfundonte sot, Milani do të ishte jashtë loje. Pra, ja që të bësh disa konsiderata për të ardhmen e Piolit dhe pankinës së Djallit është më se normale. Në këtë kuptim, Gazzetta dello Sport në këto orë ka nxjerrë një lajm të bujshëm dhe befasues për zëvendësimin e mundshëm të Piolit në drejtim të Milanit.

VAZHDO LEXIMIN

You might also like