
Milan, Gazzetta hedh bombën: “Në vend të Piolit mund të vijë ai” | Më të fundit
2 nga 2
Emri surprizë
Që në të kaluarën shumë të afërt – pra gjatë janarit të tmerrshëm të Milanit – dolën në sipërfaqe shumë emra si zëvendësues të mundshëm të Piolit. Për shembull, është folur shumë për Roberto De Zerbi, duke kaluar pastaj edhe nëpër sugjestione të tjera të mëdha si Maurizio Sarri, madje edhe Antonio Conte. Gjithashtu u prekën edhe emra të tjerë si Gian Piero Gasperini dhe Vincenzo Italiano. Por Gazzetta ka folur për një tjetër emër absolutisht të bujshëm.
Pioli out? Ja për kë mund të verë bast Milani: lajmi i fortë
Po flasim për ish trajnerin e Romës, Luis Enrique. Kështu, shkruhet se: “Luis Enrique është i dashuruar me Italinë […] duhet monitoruar pista Milanit. Me Piolin jashtë katër të parëve, nuk duhet të hidhet poshtë një revolucion dhe ish trajneri i Spanjës, i cili tashmë ka ka punuar në kryeqytet me drejtorin e kuqezinjve Frederic Massara nuk ka frikë të përqafojë një politikë të lidhur me të rinjtë e talentuar”. Një ide vërtet e rëndësishme që në fakt mund të shkojë shumë mirë me vizionin e Milanit, edhe në merkato. Gjithçka padyshim do të varet nga fati i trajnerit aktual të kuqezinjve. Por ndërkohë, vëmendje edhe një tjetër lajmi të madh merkatoje. Është Retegui! Dhe Gazzetta rilançon: “Një tjetër goditje prej 25 milionësh!”.