Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, formacioni i mundshëm kundër Lazios: Giroud nga 1′ dhe të tjerët

As koha për të menduar për gabimet e bëra kundër Kremonezes dhe ja që për Djallin është koha që të rikthehet në fushë. Kështu, në orën 15:00 të së shtunës së 6 majit, do të luhet në skenën e ‘San Siro’-s ndeshja e madhe e ditës së 34-të të Serie A, midis Milanit dhe Lacios. Sipas lajmeve që raporton ‘gazzetta.it’ trajneri i rosonerëve Stefano Pioli do të duhet të bëjë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen kundër Kremonezes.

Si zakonisht në portë do të jetë Mike Maignan, në mbrojtje vija me 4 e përbërë nga Davide Calabria, Simon Kjaer, Fikayo Tomori dhe Theo Hernandez. Në mesfushë mund të veprojnë, Rade Kruniç dhe Sandro Tonali, ndërsa Olivier Giroud rikthehet si titullar, i mbështetur nga Junior Messias, Brahim Diaz dhe Rafael Leao. Ja dhe formacioni i plotë i Milanit:

FORMACIONI MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Krunic, Tonali; Messias, Bennacer, Leao; Giroud. Trajner: Stefano Pioli

You might also like