Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, është koha për t’ia rifilluar në kampionat: pak turnover kundër Leçes, Rebiç si qendërsulmues

Fituar passi për gjysmëfinalet e Champions League, në Milano nuk flitet për gjë tjetër përveçse për euroderby. Për nëndeshjen e parë duhen ende më shumë se dy javë dhe për këtë arsye prioriteti te kuqezinjtë tashmë është kampionati, ku Milani duhet t’i rikthehet garës për të luftuar për njërin nga katër vendet e para. E di mirë edhe Stefano Pioli që nuk do të përsërisë atë turnoverin masiv që u pa në Bologna, por sonte kundër Leçes në San Siro do të mbështetet edhe në lojtarë të ndryshëm titullarë.

ËSHTË RRADHA E REBIC– E zbullon mëngjesin e sotëm Corriere della Sera e cila sqaron se ndryshimi më i rëndësishëm është padyshim në rolin e qendërsulmuesit, ku Olivier Giroud nuk do të jetë në ndeshje për shkak të një problemi në tendinën e Akilit dhe do të zëvendësohet nga Ante. Rebiç. Ndërkohë që në vend të tij Pioli rikuperon Zlatan Ibrahimoviçin, i cili padyshim do të startojë nga pankina. Në krah të kroatit do të jenë të zakonshmit Leao dhe Diaz, ndërsa në të djathtë Messias do të ketë një shans që nga minuta e parë.

PAK NDRYSHIME – Ndryshime të tjera do të jenë në mbrojtje ku do të mungojë Davide Calabria i skualifikuar dhe ku Pioli do t’i japë pushim Simon Kjaer pas stërlodhjes së Champions League. Në vend të tyre do të jenë Kalulu, i cili do të luajë si mbrojtës i djathtë dhe Thiaw, që do të jetë partner i Tomorit në qendër të mbrojtjes. Teo Hernandez shumë i konfirmuar në të majtë, ndërsa në mesin e fushës duhet të jenë Sandro Tonali dhe Rade Kruniç. Pas hapave të fundit false në kampionat, Milani duhet të ringrihet për të shpejtuar menjëherë dhe për këtë Pioli mbështetet mbi shumë lojtarë titullarë.

You might also like