
Milan dhe De Ketelaere. Mesfusha me 3 dhe role të reja hipotetike
Ovacione, komplimente dhe lavde erdhën pa fund pas fitores së bukur të Milanit kundër Napolit. Taktika e vënë në lojë nga Stefano Pioli ka sjellë rezultatet e dëshiruara, duke penguar shumë aksione sulmuese të bandës Spalletti dhe duke vënë gjithmonë në krizë prapavijën blu. Vendimi për të hedhur në lojë një mesfushë false me dy, duke qenë se në fakt ishte 3 me Kruniçin i cili shpesh dhe me dëshirë zbriste në linjën e Tonalit dhe Bennacer, nxjerr në dritë diskutime të ndryshme mbi përsenë se pse rosonerët, as më parë, nuk e kanë vazhduar këtë diktat.
Si kundër Juventusit ashtu dhe Salzburgut kishin ardhur dy fitore. Me pothuajse të njëjtët njerëz në fushë dhe një kompaktësi të parë pak herë këtë sezon. Edhe ndaj Napolit, mbulimi më i madh në zonat qendrore të fushës gjeneroi reparte të shkurtra dhe të ngushta mes tyre, duke mos kursyer asgjë dhe asnjë për sulmin. Megjithatë, organika e Milanit, nuk duket se është ndërtuar për një modul të tillë. Kjo sepse bazohet në 4-2-3-1 të zakonshëm me një playmaker pas sulmuesit.
Edhe gjatë ndeshjeve finale të skudetos së fituar sezonin e kaluar, e patëm parë Krunicin të pranishëm atje. Megjithatë, në verë një lojtar erdhi, i parë si një investim i vërtetë. E kemi fjalën, natyrisht, për Charles De Ketelaere. Me një fillim të shkëlqyeshëm dhe një lumë të vazhdueshëm plot kritika dhe performanca jo të nivelit të pritshëm, klasi 2001 mbetet një element mbi të cilin duhet që Milani të përqëndrohet, si për shkak se është shumë i ri, ashtu edhe sepse provon të jetë një diamant që është ende i pastër.
Ndryshimi i modulit, nëse Pioli vazhdonte në linjën që pamë në Napoli, nuk do ta favorizonte belgun. Kjo sepse nuk do të kishte nevojë për një mesfushor të pastër sulmues, por një mesfushor box-to-box, të aftë për të garantuar një fazë të dyfishtë. E atëherë nis “gjithbërësi”, i kompletuar me një pyetje ndërmend për një pozicion hipotetik për De Ketelaere në këtë shtrim taktik. Vetë trajneri rosoner, i nxehur nga një gazetar, shpjegoi se ish talenti i Brugge mund të kishte luajtur edhe në rolin e sulmuesit të parë ose të anësorit të djathtë. Është e vështirë të besohet se në këtë moment mund të ketë dikush që mund të zëvendësojë një Giroud apo Brahim Diaz të parë te Maradona, por ato mund të ketë ende eksperimente interesante në funksion të së ardhmes rosonere të belgut.