Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, Champions League / Brahim Díaz: “Po bëjmë një punë të mirë”

Brahim Díaz, sulmuesi i Milanit, ka folur për revistën ‘UEFA’ në prag të ndeshjes çerekfinale të Champions League kundër Napolit

Sulmuesi i Milanit, Brahim Díaz, ka folur për revistën ‘UEFA’ pak para ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Napolit, e planifikuar për sonte në mbrëmje në orën 21:00 në ‘San Siro’. Ja çfarë tha Brahim Diaz:

Për golin kundër Tottenham: “Më pëlqen ta kem topin nëpër këmbë dhe përpiqem gjithmonë të ndihmoj skuadrën. Kjo do të thotë të kesh topin dhe të përpiqesh të shënosh gola. Ai në Tottenham ishte diçka spektakolare, ishte stadiumi plot. Të shënoja goli ishte një emocion i madh. Festuam të gjithë së bashku”.

Për Champions League e këtij viti: “Milani dhe tifozët e tij e duan këtë kompeticion sepse e kanë fituar disa herë. Arritja në çerekfinale të këtij kompeticioni të madh pas disa vitesh do të thotë se po bëjmë një punë të mirë”.

You might also like