Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, Champions League / Bennacer: “Jam i dashuruar me këtë klub. Ibra do që unë…”

Ismaël Bennacer, mesfushori i Milanit,ka folur për revistën ‘UEFA’ në prag të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League kundër Napolit, e planifikuar për sonte në orën 21:00 në ‘San Siro’. Ja, çfarë ka deklaruar mesfushori franko-algjerian:

Për Zlatan Ibrahimoviç: “Dëshiron që të gjithë të japin gjithçka. Gabimet nuk lejohen. Kjo ka luajtur një rol në sukseset tona të fundit. Kemi parë që puna e palodhur sjell rezultate. Kemi të përpiktë, përmirësohesh vetëm kur përpiqesh për të arritur te përsosmëria. Asgjë s’duhet t’i lihet rastësisë, edhe nëse nuk varet nga ne. Kështu arrihet në majë”.

Mbi shiritin e kapitenit të Milanit: “Është një nder i madh dhe një shpërblim për punën e madhe. Është një përgjegjësi. Do të thotë shumë gjëra sepse Milani është një klub i madh. Si kapiten duhet të jesh shembull brenda dhe jashtë fushës”.

Për Milanin: “Askush nuk ta thotë se sa speciale është kjo skuadër, e kupton vetë se je në një nga klubet më të mëdha dhe mund të thithësh çdo ditë historinë e çmendur të Milanit. Ja se pse jam i dashuruar me këtë klub”.

You might also like