Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, çfarë katastrofe: është sulmi më i dobëti i 5 klubeve të para

Milani po kalon një periudhë të vështirë, është e qartë. Performanca e rosonerëve në Serie A këtë 2023 është jo në nivelin e duhur, dhe e dobët, shumë e varur dhe pak shpërblyese. Këtë e vërtetojnë shifrat e mjera nën sytë e të gjithëve: 12 ndeshje, nga të cilat 4 fitore, 3 barazime dhe 5 (!) humbje; me 15 gola të shënuar, kundrejt 21 (!!) golave të pësuar. Për problemet në mbrojtje të Milanit është thënë dhe stërthënë shumë, por është e drejtë të ndalemi te steriliteti pikërisht i repartit sulmues.

STERILITETI

Duke supozuar se pas ka ende diçka për t’u rregulluar, midis ekuilibrave dhe interpretimeve të fazës mbrojtëse, të momenteve dhe situatave, atje, përpara, shifrat janë shqetësuese. Faktikisht, këtë 2023, në Serie A golat që kanë ardhur nga reparti sulmues janë 5: 3 të Giroud, 1 i Origi dhe 1 i Ibrahimoviç, me penallti. Po të duam të përfshijmë edhe Rafael Leaon midis sulmuesve, arrijmë në 7. Shumë pak për një skuadër që aspiron të paktën kualifikimin në Champions League, në mos të mbrojë realisht trengjyrëshin e qepur në gjoks. Diçka që ndoshta tingëllon e thuajse e pamundur tani, por që në fillim të janarit nuk ishte dhe aq jashtë kësaj bote përkundrazi, kishte besim se me një rënie të supozuar të Napolit (që nuk erdhi kurrë, për hir të të vërtetës) Milani do të rikthehej në garë. Mirëpo, realiteti i fakteve na tregoi një Napoli në version “Terminator” dhe një Milan në versionin “terminato-i mbaruar”. Fundi i lojërave, të paktën përsa i përket Skudetos.

DR. JEKYLL DHE MR. CHAMPIONS LEAGUE

E megjithatë Milani skaco nuk është. Nuk mund të jetë një skuadër që kualifikohet në çerekfinale të Champions League, sado e keqe të jetë paraqitja e tyre në një periudhë të caktuar. Fakti që del në pah nga ajo që shohim në fushë, megjithatë na tregon se skuadra e Piolit ka dy fytyra. Atë të kampionatit, ku goditjet psikologjike të krizës së janarit kanë bërë që grupi të humbasë busullën dhe forcën. Pastaj është ajo e Champions League, e cila zbulon një skuadër të bashkuar, kompakte dhe kohezive; të vetëdijshme për cilësitë dhe kufizimet e saj; punëtore në lartësimin e meritave dhe fshehjen e të metave. Diferenca, pra, mund të jetë vetëm në kokë, është e gjitha mendore.

Mister Pioli ka përgjegjësinë për të rigjeneruar stimuj për një skuadër që për hir të të vërtetës duhet të ketë mjaft stimuj në vetvete, mes nderimit të tringjyrëshit të qepur në gjoks dhe kualifikimit në Champions League-n e ardhshme që nuk është e padiskutueshme. Edhe pse, në përgjithësi, gjithçka rrotullohet: e tha edhe Zlatan se ky ekip është shumë i ri dhe i papërvojë për të luajtur me Skudeton në gjoks, për një çështje të tërë presioni, pritshmërie dhe – në thelb – mentaliteti. Ndoshta është aty ku drejtuesit e klubit mund (dhe ndoshta do të duhet) të ndërhyjë në merkato, për t’i dhënë skuadrës së re rosonere atë dozë eksperience që bën diferencën në menaxhimin emocional të periudhave më të vështira, por ndërkohë, nga tani e deri në fund të sezonit është e nevojshme që sulmi i Milanit të zhbllokohet përfundimisht dhe ndoshta me një Ibrahimoviç shtesë, mes fushës, seancave stërvitore dhe dhomës së zhveshjes, muzika do të ndryshojë përsëri dhe Milani do të rikthehet sërish të bëjë Milanin.

You might also like