
Milan, Calabria: “Nëse Ibrahimoviç është i inatosur, s’të llogarit”
I intervistuar nga mikrofonat e Rai, gjatë programit të mbrëmjes Stasera c’è Cattelan, mbrojtësi i Milanit, Davide Calabria ka folur për disa nga shokët e tij të skuadrës, ndër të cilët edhe Zlatan Ibrahimoviçin: “Zlatan është me ditë. Nëse është mirë me trupin, është i qetë, por nëse është i nxehur, të vë edhe dorë. Sidomos në fushë”.
Lojtari i rosonerëve vazhdoi më pas duke folur për përgjegjësinë e dhënies së mesazheve pozitive: “Në botën e futbollit përpiqemi ta shpenzojmë veten në shumë kauza. Fëmijët, kafshët… Nëse mundem të jap mesazhe pozitive, e bëj me dëshirë. Ka shumë problematika dhe kur mundem e bëj. Më pëlqejnë shumë kafshët, e kam bërë në zonën e Franciacorta me vendstrehimet e qenve në vështirësi në dimër. Më pëlqen të jap një dorë. Qenin tim e kam marrë aty”.