Milanistat, emocionet kuqezi

Milan-Atalanta, formacioni i mundshëm i rosonerëve: dyshimet e Piolit

News

Nesër në San Siro, Milani do të luajë një copë të rëndësishme të Skudetos së tij. Një fitore ndaj Atalantës do t’i mundësonte edhe barazimin në ditën e fundit në transfertë kundër Sassuolos. Faktikisht, në ndeshjet direkte rosonerët janë në avantazh ndaj Interit dhe në rast të një përfundimi në barazim do të ishin kuqezinjtë ata që do të fitonin trengjyrëshin.

Por Stefano Pioli nuk dëshiron të mendojë për asnjë llogari, ai do vetëm të fitojë. Skuadra e tij do të luajë në orën 18, përpara Cagliari-Inter dhe do të duhet të japë gjithçka për të fituar 3 pikët. Realizimi i një ëndrre të madhe është shumë afër dhe nuk duhet bërë asnjë gabim.

Përballë do të ketë një kundërshtar shumë të motivuar që nga ana e tij ka një objektiv të rëndësishëm për të arritur: kualifikimin në Europa League. Djemtë e Gian Piero Gasperin do të vijnë në Milano për të luajtur një ndeshje të madhe dhe për të arritur suksesin. Në San Siro pritet të jenë 90 minuta shumë interesante.

Pioli do ta ketë në dispozicion të gjithë organikën, me përjashtim të Simon Kjaer. Në mbrojtje nuk do të ndryshojë asgjë në krahasim me ndeshjet e fundit. Davide Calabria, Pierre Kalulu, Fikayo Tomori dhe Theo Hernandez do të luajnë si gjithmonë, përpara Mike Maignan.

Në mesfushë, i vetmi i sigurt për të luajtur që nga minuta e parë është Sandro Tonali. Trajneri me siguri do të vendosë në stërvitjen e sotme nëse atij do t’i bashkohet sërish Franck Kessie apo do t’ia rinisë Ismael Bennacer. Në krahun e djathtë sulmues është balotazhi i zakonshëm midis Alexis Saelemaekers dhe Junior Messias. Ndërsa në të majtë, nuk ka dyshim se titullar do të jetë Rafael Leaos, nga i cili kërkohet të jetë sërisht vendimtar, edhe në Milan-Atalanta.

Për rolin e mesfushorit sulmues ka të tjera dyshime. Pioli mund të konfirmojë Rade Kruniç pas paraqitjes së mirë në Verona ose të vendosë të ripropozojë Brahim Diaz, i mbetur në pankinë ndaj Hellasit. Por nuk mund të përjashtohet as impenjimi i Kessie në një pozicion të avancuar në rast se Bennacer do të futej në fushë për mbështetur Tonalin në fushë.

Il centravanti sarà di nuovo Olivier Giroud, con Zlatan Ibrahimovic che partirà dalla panchina e darà il suo contributo a partita in corso. Lo svedese è un’arma che Pioli può giocarsi negli ultimi quindici-venti minuti.

Qendërsulmues do të jetë sërish Olivier Giroud, me Zlatan Ibrahimovicin që do ta nisë nga pankina dhe do të japë kontributin gjatë lojës në vazhdim. Suedezi është një armë që Pioli mund ta luajë në pesëmbëdhjetë deri në njëzet minutat e fundit.

 (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Kessie (Bennacer), Tonali; Saelemaekers (Messias), Krunic (Diaz/Kessie), Rafael Leao; Giroud.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe