Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Milan, 2023 krahasim me 2022: çfarë diference!

2023 nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Milanin, që priste një sezon krejtësisht të ndryshëm nga ai që po zhvollohet. Djemtë e Piolit kanë hasur në shumë vështirësi këtë kampionat, sidomos gjatë muajit të janarit. Në shkurt pati një rikuperim të lehtë, por në dy ndeshjet e fundit milanistët kanë marrë një humbje dhe një barazim. Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe Milani është eliminuar nga Kupa e Italisë dhe humbi finalen e Superkupës së Italisë, por arriti të kalojnë në çerekfinale të Champions League.

Një situatë krejtësisht ndryshe nga ajo e përjetuar gjatë sezonit të kaluar. Vjer, në ndeshjen e njëzetegjashtë të kampionatit, Milani kryesonte renditjen me 56 pikë, dy më shumë se Interi dhe Napoli. Ndërsa sot ka plot 20 pikë të mira diferencë mes napoletanëve të parë dhe rosonerëve. Përveç kësaj, Milani është në vendin e katërt dhe është në mes të luftës për të arritur në zonën Champions. Në fillim të sezonit ishte thjesht formalitet të theksohej ky aspekt, i cili tashmë është bërë objektivi kryesor i klubit.

Sot për sot, Milani rrezikon seriozisht të mos mund të kualifikohet në kompeticionin më të lartë evropian. Për të arritur këtë objektiv nevojitet, për të mos thënë është e domosdoshme, e detyrueshme, të ndryshohet trendi. Në fakt, në vitin e ri milanistët luajtën 11 ndeshje në kampionat, duke fituar vetëm katër. Nëse e zgjerojmë diskutimin në të gjitha kompeticionet, do të jenë pesë fitore në 15 ndeshje. Pak, shumë pak për ata që ëndërrojnë të fitojnë Champions League.

You might also like