
Mike Maignan, tashmë është vendosur gjithçka: ndërsa Milani…
Paolo Maldini dhe Frederic Massara përpiqen gjithmonë t’i mbajnë lojtarët e tyre më të mirë dhe vitet e fundit janë gjetur duke refuzuar më shumë se një ofertë. Lojtarë si Theo Hernandez dhe Rafael Leao, vetëm për të përmendur dy, kanë qenë shpesh në qendër të lajmeve të merkatos. Dhe kërkesat kanë ardhur edhe për Mike Maignan.
Portieri francez është në sezonin e tij të dytë te Milani dhe po dëshmohet të jetë një nga më të mirët në botë. Kjo tashmë i njihet për të gjithëve. Fatkeqësisht qëndroi jashtë fushave për muaj të tërë për shkak të një dëmtimi muskulor dhe humbi shumë ndeshje, por pas rikthimit ritregoi fuqimisht para të gjithëve vlerën e tij. Përveçse është shumë i mirë midis shtyllave, ka një aftësi me këmbët që e kanë zili edhe shumë lojtarë brenda kuadratit jeshil të lojës.
Normale që paraqitjet e Maignan të mund të tërheqin vëmendjen e disa bigëve evropianë. Do të ishte befasuese nëse kjo nuk do të ndodhte, duke qenë se francezi po zhvillon një sezon të shkëlqyer dhe po luan në nivele shumë të larta.
Ditët e kaluara u fol për një pendesë nga Paris Saint Germain për shitjen e tij më 2015-ën tashmë të largët. Një shitje për vetëm një milion euro e cila bëri që portieri klas 1995 të vishte fanellën e Lille, ku më pas u afirmua përpara se të transferohej në Itali për rreth 15 herë më shumë sesa u ble, pra rreth 15 milionë euro. Edhe pse ka Gianluigi Donnarumma që mbron portën e skuadrës, PSG do të ishte ende duke reflektuar për një përpjekje të mundshme për ta rikthyer Mike në Paris.
Deri më sot nuk ka asgjë dhe sidoqoftë klubi francez ka prioritet disa operacione të tjera, si në hyrje dhe në dalje, por një ofertë prej këtij klubi nuk mund të përjashtohet. Kujdes edhe nga skuadrat angleze si Chelsea dhe Manchester United, të cilët sigurisht kanë shumë para. Por Milani nuk rri vetëm duke parë.
Në fakt, sipas ekspertit të merkatos dhe gazetarit Niccolò Ceccarini, drejtuesit e kuqezinjve duan të blindojnë Maignan me një kontratë të re. Kontrata aktuale skadon në qershor 2026 dhe parashikon një pagë prej 2.8 milionë euro neto në sezon. Plani është zgjatja e tij deri në qershor 2028 dhe me një pagë më të lartë. Mund të supozojmë lehtësisht se në një klub tjetër do të mund fitonte të paktën 4 milionë neto në vit.
Sot Majk ka një vlerësim shumë të lartë dhe Milani mund të bëjë një fitim të madh kapitali me shitjen e portierit. Mirëpo Maldini dhe Massara nuk po mendojnë aspak për një shitje të mundshme. Me të drejtë, ata duan ta mbajnë shtrënguar dhe të përmirësojnë kushtet e tij kontraktuale.