Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Mike Maignan, njoftimi zyrtar: gëzim i pamasë për portierin

Prej nga fundi i shkurtit Mike Maignan është rikthyer që të mbrojë portën e Milanit dhe rikuperimi i tij fizik mund të thuhet se është i plotë. Dëmtmi nuk i ka krijuar më probleme dhe niveli i tij është rikthyer në atë të kohëve më të mira, edhe pse për fat të keq skuadra nuk po shkëlqen përsa i përket performancës dhe rezultateve.

Portieri francez sigurisht që nuk është një nga fajtorët e rezultateve negative të kësaj periudhe. Kampionët e Italisë po performojnë shumë më poshtë se sa pritej dhe shokët e skuadrës nuk kanë penguar që të pësojë gola shumë të shmangshëm. Ish Lilla është i njëjtë si gjithmonë, janë të tjerët që duhet të përmirësojnë nivelin e performancës.

Tashmë është ndërprerë kampionati për shkak të ndeshjeve të kombëtareve dhe Maignan është thirrur nga Franca, e cila ka në kalendar dy ndeshje kundër Holandës dhe Irlandës, të vlefshme për kualifikueset në Europianin e ardhshëm. Kombëtarja e Didier Deschamps planifikon ta nisë këtë rrugëtim duke i fituar të dy ndeshjet e para Grupit B.

Deschamps, konfirmim i ri për Maignan

Franca ka humbur finalen e Botërorit të fundit në Katar, por ka një grup shumë të fortë i cili mund të synojë fitimin e Evropianit të ardhshëm. Për shkak të dëmtimit Majk e humbi Kupën e Botës dhe tani dëshiron të rimarrë hapësirën ​​si protagonist.

Deschamps në konferencën për shtyp bëri një deklaratë shumë të rëndësishme: “Vendi i numrit 1 i përket Maignan, do të ketë një hierarki”. Me tërheqjen e Hugo Lloris nga kombëtarja, konfirmohet se do të jetë portieri aktual i Milanit titullari i Gjelave. Nuk kishte asnjë dyshim, duke qenë se më parë ai ka qenë zëvendës i Lloris.

Sigurisht që për Maignan nuk është surprizë njoftimi i komisarit teknik, por njëkohësisht është një përgjegjësi e madhe për të. Është i lumtur që e merr përsipër këtë detyre, ai është një lider dhe nuk i mungojnë as cilësinë midis shtyllave dhe as personalitetin për të qenë numri 1 i Francës.

Sezoni i Majk

Maignan ka bërë 14 paraqitje këtë sezon, duke pësuar 16 gola dhe me vetëm 4 clean sheet. Ka humbur 23 ndeshje për shkak të problemeve muskulore. Përjetoi një kalvar të vërtetë, por është rikuperuar plotësisht dhe ka mundur të rikthehet në fushë.

Milani mbështet shumë tek ai, por është e rëndësishme që reparti i prapavijës ta mbrojë më mirë nga sa kemi parë deri më tani. Janë zhvilluar shumë ndeshje me shumë gabime, të pabesueshme, me rifillimin e kampionati të rifillojë do të jetë thelbësore të përmirësohemi në këtë drejtim. Qasja për në Champions League e ardhshme nuk mund të dështojë.

You might also like