Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Mes kampionatit dhe Champions: Roma, test i përsosur. Nuk ka paqe për Piolin… dhe Inzaghin. 0 spekulime për Leaon, por një bast po. Ibra nuk është “një çështje”

Nuk mbaj mend një klub apo një trajner (aq më pak lojtarë) që të ketë zgjedhur mes kampionatit dhe Champions League, edhe pse për fat të keq, midis Serie A dhe Europa League po… Milani i Sakit kishte një prirje të natyrshme, spontane drejt trofeve ndërkombëtarë: mundte Realin dhe humbiste në Ascoli, fitonte në Monako dhe humbiste në Cremona. Ishte pjellë e presidentit të saj që i donte fitoret përtej kufijve, vitrinën e botës. Megjithatë, Arrigo nuk bëri kurrë dallime, nuk bënte kurrë formacione që dërgonin mesazhe apo jepnin indikacione preferenciale.

Prej javësh përpiqem të përsëris, duke ndryshuar termat, një koncept që më duket shumë i thjeshtë: kampionati është më i rëndësishëm se Champions League sepse të mundëson të luash përsëri aty, por kjo nuk do të thotë të bësh një zgjedhje. Ndoshta mund të jetë një përpjekje për të nxitur skuadrën në një rrugëtim që, në Serie A, ka rezultuar plot dredha, e përpjetë, më shumë për qëndrimin sesa për vlerat absolute. Kampionati është më i rëndësishëm sepse nëse arrin në gjysmëfinale të dyfishtë në një pozicion renditjeje që reflekton objektivat, atëherë rezultatet e një vargu rezultatesh pozitive, besimi, vetëvlerësimi dhe entuziazmi do të rriten.

Për këtë Roma përbën më të mirën e bankoprovave: kundër Mourinhos në San Siro, kuqezinjtë bënë një nga ndeshjet më të mira të sezonit, por ishte pikërisht ajo që rezultoi traumatike duke gjeneruar një sërë goditjesh shumë të rënda. Nuk bëhet fjalë për hakmarrje, ndonëse sportive, por për konfirmim. Është mundësia për t’u shkëputur (në pikë dhe në diferencë golash) nga një konkurrente e drejtpërdrejtë dhe e fortë, duke përfituar edhe nga përplasja në San Siro mes Interit dhe Lazios. Këto janë ndeshjet e Milanit, këto janë ndeshjet në të cilat qëndrimi ka dështuar rrallë.

Shumë pyesin për trajtimin e pabarabartë mes Piolit dhe Inzaghit për sa i përket gjysmëfinales së Champions. Sezoni i tyre ka qenë ekstremisht luhatës dhe – le ta pranojmë – zhgënjyes deri më tani në kampionat, por nerazurrët kanë fituar Superkupën kundër rivalit të tyre dhe tani janë (me meritë) në finalen e Kupës së Italisë, ndërsa avantazhi i trajnerit milanist është vetëm 2 pikët në kampionat. Beh, por historia është ndryshe dhe si rrjedhojë të ndryshme janë edhe komentet dhe kritikat.

Pavarësisht nga llogaritë, borxhet dhe buxhetet e njërit apo tjetrit, Inzaghi ka patur një klub që ka shpenzuar  një mal me para një herë për Lukakun dhe Hakimin, pastaj për Conten dhe turkun, dhe kishte (sipas shumicës dërrmuese të opinionistëve dhe specialistëve) organikën më të fortë nga të gjithë, nga 2021 e deri më sot.

Ndërsa Pioli ka patur Maldinin dhe Massarën, formalisht duarlidhur deri më 30 qershor, edhe pse ata ishin më shumë se operacionalë, dhe i mungojnë thellësitë në zgjedhje që ka kundërshtari.

Inzagi është nën akuzë e po gjykohet nga vetë tifozët e tij të cilët e akuzojnë për mungesë variacionesh mbi temën, për shumë humbje, për një lojë të skeletike dhe shpesh të papranueshme, për një dhomë zhveshje anemike.

Edhe Pioli kritikohet për zgjedhje dhe ndryshime, ndonjëherë, por mjetet dukshëm nuk janë të njëjta, atij nuk i mungon kreativiteti taktik, loja – kur lojtarët duan… – është dhe shihet, dhoma e zhveshjes është e bashkuar dhe kompakte. Përsosmëria nuk është i kësaj bote, diferencat janë. E çfarë diferencash. Milani po ndjek një rrugë rritjeje, Interi niset deklamativisht për të fituar prej 4 vjetësh. A ka fituar dhe sa ka fituar? Pikërisht ndoshta kjo është edhe çështja që Inzaghi është nën akuzë nga tifozën nerazurrë. Krejt ndryshe me Piolin…

Tortura Leao, ajo mbi rinovimin e tij, ecën paralelisht me performancat e tij më të fundit. Nuk besoj se ai dhe familja e tij mund të lejojnë spekulime mbi të ardhmen, në është Jorge Mendes apo Sporting i Lisbonës, ka pak rëndësi: zgjedhja përfundimtare do të jetë e tij. Personalisht, vë bast se ai e ka bërë tashmë dhe, ashtu si klubi, mezi pret që të përpunohen edhe detajet.

Ndërkohë që bast nuk, nuk është më, as ai i Ibrës. Skena e dëmtimit të tij gjatë nxemjes në ndeshjen kundër Leçes në San Siro është një shenjë e qartë e vështirësive fiziologjike me të cilat një sportist, le të themi i moshuar, përballet dhe do të. Në mënyrë të pashmangshme, pashmangshmërisht. Dhe është një keqardhje e madhe, sepse pikërisht në lidhje me atë diskurs mes kampionatit dhe Champions League, suedezit do t’i ishte shumë i nevojshëm këto ditët e fundit, duke pasur parasysh sterilitetin e sulmuesve të tjerë përveç Rafës apo Giroud.

Do të duhet që Zlatan të marrë një vendim të mençur, pas 2 muajsh, pa frikë, pikërisht ashtu siç ka qenë e gjithë karriera e tij: pa frikë. E kuptoj që sfidat në fushë janë më emocionuese për një sportist sesa për një që sfilon me kostum dhe kravatë, por mund të jetë pikërisht shembulli i Paolo Maldinit që t’i japë Ibrës energjinë për t’u ringritur, kur ai moment të ketë ardhur. Që mesa duket ka ardhur.

You might also like