Milanistat, emocionet kuqezi

Merr fund epoka e Abramovich: Chelsea, shitet 5 miliardë euro

News

Chelsea ndryshon pronësi. Klubi anglez iu shit Todd Boehly, bashkëpronar i Los Angeles Dodgers në bejsboll dhe themelues i Eldridge Industries, si pjesë e një aferës prej 4.25 miliardë stërlina, afërsisht 4.9 miliardë euro. Është ai fytyra më e njohur e konsorciumit që ka si aksioner kryesor kompaninë e private equity amerikan Clearlake Capital. Në grup janë edhe pronarë të tjerë të Dodgers Mark Walter, si miliarderi zviceran Hansjörg Wyss dhe promotori britanik i pasurive të paluajtshme Jonathan Goldstein. Sipas marrëveshjes, Daniel Finkelstein dhe Barbara Charone do të bëheshin drejtorë joekzekutivë të klubit.

DETAJET DHE KOMUNIKATA

“Chelsea Football Club konfirmon se kushtet janë arritur kushtet për blerjen e klubit nga një grup i ri pronarësh të udhëhequr nga Todd Boehly, Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyss. Nga investimi total i bërë, 2.5 miliardë stërlina do të përdoren për blerjen e aksioneve të klubit dhe të ardhurat e tilla do të depozitohen në një llogari bankare të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar me synimin për të dhuruar 100% për bamirësi, siç konfirmohet nga Roman Abramovich. Do të kërkohet miratimi i qeverisë për të transferuar të ardhurat nga llogaria bankare e ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar. Përveç kësaj, pronarët e rinj të do të impenjojnë 1.75 miliard stërlina në investime shtesë në favor të klubit. Që përfshijnë investime në Stamford Bridge, Academy, Women’s Team e Kingsmeadow dhe financime të vazhdueshëm për Chelsea Foundation. Shitja – përfundon deklarata – duhet të përfundojë në fund të majit, me kryerjen e të gjitha miratimeve të nevojshme normative. Më shumë detaje do të jepen në atë moment”.

TËRHEQJA

Marrëveshja dukej se kishte ngecur pas lajmeve të vazhdueshme se Abramovich donte të rimbursohej për kredinë e tij prej 1.6 miliardë stërlinash, por oligarku rus gjithmonë ka përsëritur gatishmërinë e tij për ta fshirë borxhin. Sanksionet e vendosura ndaj tij pas pushtimit të Ukrainës i kanë ngrirë asetet dhe Chelsea po vazhdon aktivitetet e tij vetëm falë një licence speciale nga qeveria, që cila skadon më 31 maj. Për këtë arsye brenda kësaj kohe do të zyrtarizohet edhe kalimi i pronësisë.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe