Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato / “Milani e ka blerë sulmuesin”: njoftimi për të mos u besuar

Sezoni po përfundon dhe shiftat e Divock Origit janë aty për të na kujtuar se si blerja e tij deri më tani ka qenë e dështuar. Sulmuesi belg ishte blerë për të bërë bashkëtitullarin me Olivier Giroud, por gola të shënuar deri më tani janë vetëm dy, një kundër Monzës dhe tjetri kundër Sassuolo, të dy në San Siro.

Rinovimi i sulmuesit francez ka mbërritur zyrtarisht në orët e fundit ka. Prandaj Milani edhe sezonin e ardhshëm do ta risinë sërish me qendërsulmuesin e tij transalpin, i cili edhe këtë vit, ashtu si vjet, i ka tërhoqur kuqezinjtë me golat e tij vërtet të rëndë.

Megjithatë, është e qartë se vetëm Giroud nuk mjafton. Ja se përse Milani po përgatitet të verë dorë mbi një sulmues të ri të madh i cili mund të garantojë gola për të tashmen dhe për të ardhmen. Javët e fundit janë folur shumë emra dhe shumë prej tyre luajnë në Francë. Ligue 1 duket se është edhe një herë vendi i duhur për t’u forcuar.

Ëndrra franceze

Dhe ndër lojtarët më të pëlqyer nga drejtuesit e Milanit, sigurisht që është ai Jonathan David, i Lille, gati të largohet nga Franca në verë.

E do ta bëjë me shifra të rëndësishme. Po, sepse kanadezi në 30 ndeshje në Ligue 1 ka shënuar 20 gola. Një sezon fantastik për 23-vjeçarin, i cili pëlqehet veçanërisht në Premier League, por që mund të zbarkojë mbase edhe në Napoli, në rast lamtumire të Osimhenit.

Për të folur sot për Jonathan David, ka qenë Carlo Pellegatti, i cili ka zbuluar një lajm të cilin ai personalisht e beson pak: “Më shkruan një i njohur – thotë gazetari –: “Kujdes, kam mësuar se Milani ka blerë Jonathan David”. Po ju them edhe një herë, nuk është agjent… unë them se nuk e besoj për tre arsye: e para është për koston, duke qenë se vlerësohet 60 milionë euro. Arsyeja e dytë për staturën, kam lexuar se është 1.75/1.80 metra. Sipas mendimit tim, duke pasur parasysh punën e shkëlqyer të Giroud, i cili kërcen për të shpërndarë topat me gjoksin e tij, nevojitet një qendërsulmues i gjatë dhe me prezencë, por ky është supozimi im. Së treti, nuk e dimë se ku do të jemi në qershor. Pastaj ndoshta në qershor blihet por nuk e di nëse do të luajë në Champions League, nuk e di se si do të përfundojë situata e Leaos. Kështu që sot nuk e besoj”.

You might also like