Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Zbarkojnë në San Siro: dopjo surprizë për rosonerët

Dje Milani u përpoq t’i jepte një kthesë sezonit të rij në Serie A. Një 2-0 e thatë ndaj Lecce, e vendosur nga i zakonshmi i pakapshëm Rafael Leao, që dëshmon se po përjeton në formë të shkëlqyer.

Ngjitur me Romën por për momentin mbetet në vendin e katërt në renditje, në pritje të ndeshjes direkte të së shtunës së ardhshme në Olimpik Stadium. Ndërkohë, Paolo Maldini po shijon periudhën e shkëlqyer, duke parë edhe entuziazmin për kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League.

Milani tashmë bën lajm dhe tërheq edhe lojtarë ndërkombëtarë. Ku i dihet, ndoshta edhe duke supozuar për një të ardhme në fanellën e kuqezinjve. Në këtë kuptim, është lajmi i DAZN, i cili dje gjeti në dhomat e zhveshjes së San Siros dy lojtarë të huaj të profilit të lartë, të cilët patën ardhur thuajse fshehurazi në stadium.

Televizioni që transmeton ekskluzivisht Serie A, zbuloi në San Siro dy mbrojtës të Bayern Munich dhe të kombëtares franceze.

Në fund të Milan-Lecce, pranë dhomave të zhveshjes ishin të pranishëm Lucas Hernandez dhe Benjamin Pavard. Më saktë, dy lojtarë në pronësi të Bayernit, të cilët i kishin dhuruar vetes këtë udhëtim të shkurtër në Milano pas disfatës së së shtunës kundër Mainzit.

Intriga merkatoje nëpër tunelet e San Siros? Për momentin nuk duket gjë. Ka mundësi që Lucas të ketë ardhur për të vizituar vëllain e tij Theo Hernandez, kapitenin e djeshëm të Milanit dhe një nga më të mirët në fushë. Duke sjellë me vete edhe Pavard, e duke rikrijuar një pjesë të vogël të kombëtares transalpine, duke qenë se edhe vetë Theo, portieri Maignan dhe qendërsulmuesi Giroud luajnë të gjithë në Milano, të gjithë titullarë të skuadrës së Didier Deschamps.

Pra, sigurisht duhet të bëhet fjalë për ndonjë një vizitë kënaqësie, edhe pse në të kaluarën ka pasur zëra për një interesim te Milani në lidhje me Pavard. Mbrojtësi i djathtë i Bayernit, që skadon më 2024, ka pranuar muaj më parë se dëshiron të ndajë dhomën e zhveshjes me mikun e tij Olivier Giroud një ditë: “Jam gati të bëj eksperienca të reja sportive. Giroud dëshiron të më marrë te Milani? Ai gjithmonë më flet mirë për klubin dhe futbollin italian. Do më pëlqente të luanim së bashku, të shohim”.

Kolonia franceze në casa Milan pra mund të shtohet në të ardhmen. Një gjë është e sigurt, pavarësisht prapaskenave pak a shumë realiste. Klubi kuqezi në Francë gëzon një konsideratë të madhe, duke qenë se edhe në të kaluarën disa kampionë transalpinë e kanë veshur këtë fanellë, si Papin, Desailly, Dugarry, Ba e Menez.

You might also like